Elona Mihali, Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja do të jenë tre gjyqtarët, të cilët do t’i japin fund konfliktit 14 mujor mes dy grupeve për kontrollin e Partisë Demokratike, linjës së Rithemelimit dhe Foltores së Sali Berishës apo grupit të Enkelejd Alibeajt, që përfaqëson linjën e Lulzim Bashës. Si Berisha, ashtu edhe Alibeaj pretendojnë se janë kryetarët zyrtarë dhe realë të Partisë Demokratike, ndërsa kane piketuar kandidatët paralelë për zgjedhjet lokale. Në kushtet kur KQZ-ja duhet të regjistrojë njërën palë në zgjedhje, do të jetë Gjykata e Apelit që do të vendosë se kush duhet ta mbajë vulën e PD-së. Gjyqtari i shkallës së parë, Agron Zhukri, ia kaloi vulën Sali Berishës, një vendim ky konflikt interesi pasi gruaja e Zhukrit ka qenë sekretare personale e Berishës.
Po kush janë tre gjyqtarët që do të vendosin për vulën e PD-së?
Astrit Kalaja, gjyqtari eshte një emër i njohur i drejtësisë. Në vitin 2011, Astrit Kalaja ishte pjesë e Kolegjit Zgjedhor, i cili i dha Lulzim Bashës vendosi pro Bashe per Bashkinë e Tiranës. Pas numërimit të rregullt të votave, Edi Rama fitoi me një diferencë prej 10 votash, por KQZ kerkoi numerimin e votave gabim, cka u gjete e ligjshme nga gjyqtari ne fjale. KPA-ja e konfirmoi në detyrë gjyqtarin Kalaja në janar të vitit 2022.
Irida Kacerja është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Vetingut në mars të vitit 2021. Nga viti 2007 deri në vitin 2012 ajo ka shërbyer si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Nga viti 2012 deri në vitin 2015, Kacerja ka punuar si këshilltare ligjore në Gjykatën e Lartë, ndërsa pas vitit 2015 është rikthyer në Gjykatën e Shkodrës. Irida Kacerja ka qenë edhe më parë pjesë e trupit gjykues për çështjen e vulës së Partisë Demokratike. Grupi i Alibeajt kërkoi përjashtimin e saj me pretendimin e se Irida Kacerja mund të paragjykojë çështjen, pasi gjyqtarja kishte kërkuar në një seancë të ndërmjetme autorizim përfaqësimi në proces gjyqësor sipas statutit të PD-së. Kërkesa e bërë nga Gazmend Bardhi u rrëzuar nga gjykata.
Elona Mihali është relatore e çështjes. Zonja Mihali është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Vetingut në janar të vitit 2021 dhe vendimi nuk është ankimuar në KPA. Elona Mihali ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2013 dhe ka bërë stazhin profesional pranë Gjykatës së Tiranës. Në janar 2014, Mihali është emëruar në Gjykatën e Vlorës./shqiptarja.com