Home KRYESORE Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i propozon Kuvendit të Republikës së Shqipërisë që...

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i propozon Kuvendit të Republikës së Shqipërisë që  dita e Pavarësisë e Republikës së Kosovës të shpallet  Festë Zyrtare.

Duke vlerësuar 17 Shkurtin e vitit 2008, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës,

  • si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë tonë kombëtare;
  • si përmbushjen e një aspirate shekullore të kombit tonë në rrugën e tij drejt forcimit të identitetit, bashkimit kombëtar dhe integrimit në strukturat Euro – Atlantike;
  • si një ditë të shënuar që frymëzon çdo shqiptar;
  • si ngjarje madhore për të cilën kanë kontribuar shqiptarët anembanë botës, me mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve, BE-së, NATOs dhe vendeve të tjera aleate dhe mike,

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Kuvendit, më dt. 21 Shkurt 2023, për të  ndërmarrë nismat përkatëse ligjore për ta shpallur këtë datë Festë Zyrtare të Republikës së Shqipërisë.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë beson se një vendim i tillë do të gëzonte dhe do të mbështetej nga çdo shqiptar kudo ku jeton, pavarësisht bindjeve politike.

Share: