Home Gjeo-Ekonomia Kosova arenë gladiatorësh! Nga Fahri Musliu

Kosova arenë gladiatorësh! Nga Fahri Musliu

Edhe njëherë, mbrëmë e sot, pas pranimit të Planit franko- gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbinë, u dëshmua se Kosova është shndërruar në arenë gladiatorësh – përkrahës dhe kundërshtar të sertë. Fitohet përshtypja se nuk kuptohet se dialogu/bisedimet, negociatat/ nuk janë arenë e tillë për të pas fitues e humbës, por për arritjen e kompromisit për gjetjen e zgjidhjes.

Në kompromise, që janë alfa dhe omega e çdo dialogu… nuk ka fitues e humbës, por ka zgjidhje e cila ndoshta nuk i kënaq të dy palët, por me te tejkalohen problemet. Diplomati i njohur amerikan Henri Kizinxher ka pas thënë se marrëveshja e arritur me kompromis e cila nuk e kënaq asnjërën palë, si e tillë edhe është e zbatueshme.

Pse në skenën politike të Kosovës gjithmonë reagohet në topin e parë, madje pa pas edhe informata të sakta. Këtu po dallohen të vetëquajtur analist e komentator jo kompetent, por për fat të keq edhe do profesionist të shkencave politike, juridike e sociologjike, por edhe opozitarë të shumtë dhe këtë e bëjnë ashtu siç ua kanda qejfi dhe vetëm e vetëm për të goditur atë që merrë pjesë në dialog dhe arrinë marrëveshje, në këtë rast kryeministrin Kurti.

Njeriu është qenie evolutive dhe i ndryshon pikëpamjet e qëndrimet kur i sheh gabimet e veta, dhe kjo duhet përshëndetur. Mirëpo, nuk i kuptoj disa që dikur e kanë përkrahur edhe Planin e Ahtisarit edhe Kushtetutën dhe Asociacionin… e tash, gati të gjitha, i kundërshtojnë vetëm e vetëm pse i pranon kundërshtari politik.

Kjo flet për mendësinë, edukatën, nivelin politik tonë që të mos u besojmë dhe respektojmë drejtuesit shtetëror. Kjo logjikë anakrone vetëm mund të sjellë dëm e pasoja, sepse vazhdon t’a polarizojë deri në ekstrem shoqërinë kosovare, dhe është për keqardhje.

Plani franko gjerman e vetmja platformë e mundshme dhe pozitive për zgjidhjen e konfliktit shekullor mes Kosovës e Serbisë dhe hap rrugë për pajtim historik midis shqiptarëve dhe serbëve, si popuj numerikisht më të mëdhenj, pa të cilin pajtim nuk do të ketë paqe e stabilitet dhe mirëqenie në Ballkan.
Ndalon çdo gjuhë fyese e denigruese!

Share: