Stela Gugallja, një prej personave të shpallur në kërkim në lidhje me aferën e inceneratorëve, është ndaluar në Austri.
Sipas asaj që raporton Klan News, Gugallja pritet që të dalë para gjykatës atje për masë sigurie, ndërsa mësohet se kanë nisur procedurat për ekstradimin e saj drejt vendit tonë.
SPAK e akuzon Gugalljan se në bashkëpunim me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin kanë korruptuar zyrtarë për fitimin e koncensioneve të inceneratorëve dhe ndaj tyre është ngritur akuza e korrupsionit aktiv.
Kujtojmë se në lidhje me aferën e inceneratorëve janë arrestuar ish-zyrtarë si ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti i PS Alqi Bllako.