Nga Çapajev Gjokutaj
Lilua ka dy ditë që s’del se e ka zenë gripi. Para pak minutash më dergoi këtë sms:
Është Shën Valentini dhe unë, me që s’kam ç’të bëj tjetër, po fillozofoj😩
Dashuria sot është më e lirë, ka shumë më pak pengesa se më parë. S’thua dot në se kjo e ka bërë një ndjenjë më të thellë, më të qendrueshme, apo më të cekët, më kalimtare.
Që nga Erosi antik e këndej dashuria është parë si dhimbje, si zemër që, e shpuar nga shigjeta, pikon gjak. Edhe sot e kësaj dite poetët këndojnë më shumë pritjen se praninë, ndarjen se takimin.
Mos vallë ndodh kështu nga që vuajtjet e dashurisë nuk vijnë aq nga pengesat që venë prindërit, fisi, shoqëria; por nga që të dashuruarit synojnë diçka që është e pamundur në të gjitha kohët: të shkrihen e të bëhen një me tjetrin?
Ia vlen që sonte të zbrazni ndonjë kupë.