Di Ismete Selmanaj Leba
Prendo spunto da un commento di una signora albanese che non conosco personalmente, che aveva scritto sotto uno status di una comune amica che , “noi albanesi dovremmo avere paura di andare in Sicilia e in Calabria”. Le ho chiesto perché avesse scritto una cosa del genere.
Mi ha risposto che a un suo amico che abita a Palermo gli hanno rubato due bici e l’auto, e che lui non aveva nemmeno sporto denuncia perché lì (in Sicilia, n.d.r.) anche la polizia non può farci nulla.
Ho risposto alla signora che, mentre lei ha un amico che abita a Palermo, io invece vivo in Sicilia da 30 anni e nessuno mi ha mai rubato niente. Le ho detto che non è un giusto approccio generalizzare partendo da un singolo caso, o anche due-tre, e trarre conclusioni sbagliate su un intero popolo.
Ricordo altri due casi più o meno simili:
quando un mio parente è venuto in Sicilia per la prima volta ed è rimasto stupito nel vedere l’autostrada e le luci. Ci ha detto che pensava che in Sicilia non ci fossero delle autostrade.
una mia conoscente che vive nel Nord Italia con la quale ci siamo incontrate per caso a Durazzo quando eravamo in vacanza. Quando ha scoperto che vivevamo in Sicilia, ci ha guardato con compassione e pietà, dicendoci: Ma quanto mi dispiace! Che ci fate lì, perché non andate via? In Sicilia ti ammazzano per strada!
il caso di una signora albanese che vive nel Nord d’Italia che mi ha detto che voi donne che vivete in Sicilia siete tutte sottomesse.
albanesi che vivono da Roma in su, che si sentono superiori agli albanesi che vivono nel Sud. Siamo “terroni” per gli albanesi del Nord.
Questa mentalità è uguale a quella di alcuni italiani autoctoni che generalizzano su tutti gli albanesi partendo da un singolo caso. Basti ricordare che all’inizio dell’emigrazione di massa degli albanesi nei primi anni ’90, eravamo conosciuti come “ladri di ville”.
Ovviamente, non abbiamo mandato giù il fatto di essere stati chiamati con questo dispregiativo e abbiamo alzato la voce dicendo che non eravamo tutti così. Questa discriminazione nei confronti dei siciliani, dei calabresi e degli albanesi “terroni” ha contagiato anche gli albanesi d’Albania e quelli che abitano nel Nord d’Italia.
Non ho intenzione di fare l’avvocato della Sicilia e dei siciliani perché non hanno bisogno della mia “protezione”. Vi dico solo questo: la Sicilia è un vero amore, i siciliani hanno un grande cuore e sono calorosi e affettuosi come la loro Terra. Venite a visitarla e ve ne innamorerete. Non fatte di tutta l’erba un fascio e non giudicate gli altri per sentito dire.
Një replikë me të gjithë që influencohen nga psikoza kolektive të stisura!
Nga Ismete Selmani Leba
Marr shkas nga një koment i një zonje shqiptare të cilën nuk e njoh personalisht që kishte shkruar tek profili i një mikeshe të përbashkët poshtë një statusi të kësaj të fundit.
Zonja shkruante që “ne shqiptarët duhet të kemi frikë të shkojmë në Sicili e Kalabri”. E pyeta se për çfarë arsye e shkruante këtë gjë. M’u përgjigj se një mikut të saj që banonte në Palermo, i kishin vjedhur dy herë biçikletën dhe makinën dhe madje, nuk kishte denoncuar sepse atje(në Sicili n.d.r) edhe policia nuk ka çfarë të bëjë.
Iu përgjigja zonjës duke i thënë që ajo paska një mik që banon në Palermo ndërsa unë banoj në Sicili prej 30 vitesh dhe askush s’më ka vjedhur asgjë. I thashë që nuk është mirë të përgjithësohet një rast i vetëm, apo madje edhe due -tre dhe të nxirren konkluzione të gabuara për një popull të tërë.
M’u kujtuan dy raste të tjerë pak a shumë të njëjtë:
kur erdhi një familjari im në Sicili për herë të parë dhe po shihte i habitur autostradën dhe dritat. Na tha se mendonte që në Sicili nuk kishte autostrada.
një e njohura ime që banon në Veri të Italisë me të cilën u takuam në Durrës kur ishim për pushime. Kur mori vesh që banonin në Sicili na pa me një dhembshuri dhe keqardhje duke na thënë: Uaaa, sa keq më vjen! Çfarë bëni ju atje, pse nuk lëvizni! Në Sicili të vrasin rrugës!
rasti i një zonje shqiptare që më tha që ju gratë që banoni në Sicili jeni të nënshtruara.
shqiptarë që banojnë nga Roma e sipër të cilëve u duket vetja superior nga shqiptarët që banojnë në Jug. Ne jemi “terroni” albanesi.
Ky lloj mentaliteti i ngjason shumë atij të disa vendasve italianë që përgjithësojnë të gjithë shqiptarët duke u nisur nga një rast i vetëm.
Mjafton të kujtojmë që në fillimet e emigracionit në masë të shqiptarëve në fillim të viteve ’90, na njihnin si “vjedhës vilash”. Natyrisht që s’na vinte mirë dhe ngrinim zërin që nuk jemi të gjithë të tillë. Ky lloj diskriminim i sicilianëve, kalabrezëve dhe i shqiptarëve “terroni” ka infektuar edhe shqiptarët në Shqipëri dhe në Itali.
Nuk do të filloj të mburr Sicilinë dhe siçilianët sepse s’kanë nevojë për “mbrojtjen” time. Po ju them vetëm kaq: Sicilia është si shpirt, ejani ta vizitoni dhe do të dashuroheni me të. Mos u merrni me gjëra të dëgjuara dhe të fusni të gjithë në një thes.