Home KRYESORE Pro jetes, pro Familjes! Nga Tritan Shehu

Pro jetes, pro Familjes! Nga Tritan Shehu

Pa dyshim ishte nje kenaqesi e vecante te merja pjese, ne Konventen e dyte te mbajtur ne Tirane, Pro Jetes e pro Familjes. Te degjoja ligjerimet, qe pershkohen nga ide e koncepte ne permbaje vlerat e verteta te shoqerise njerezore, si dhe te thoja disa fjale perpara atij auditori te nderuar. Aq me shume kjo per nje tematike, qe e konsideroj tejet te rendesishme per te sotmen dhe te ardhmen e shoqerise njerezore ne teresi, per Jeten e Familjen. Jo se ato qe u thane aty jane determinante ne zhvillimet e pergjitheshme te ketyre koncepteve morale, etike, mbi te cilat bazohet edhe egzistenca e shoqerise sone, por natyrshem ne nje shoqeri te zhvilluar secili duhet te perpiqet te luaje rolin e tij modest.

Kaq eshte e vertete kjo, sa mund te them se ato qe u diskutuan e debatuan ne Koventen e pare, paten nje rol ne disa zhvillime pozitive ne vendin tone. Ato ndihmuan ne bllokimin e disa tentativave per te prekur Kodin e Familjes e Ligjin e adoptimeve, gje qe do t’i hapte rruge adoptimit te femijeve nga kopje homoseksuate, a transeksuale etj, pra qe do cenonte jo vetem te drejtat e femijeve, por dhe vete themelet e familjes. Rrezimi i atyre ndryshimeve ligjore u be ne sinkron me interesat e kend veshtrimet e shumices dermuese te opinionit tone, ne perputhje me legjislacionin ne fuqi.

Kjo vecanerisht eshte e rendesishme per periudhat ku jetojme. Kur disa here ne emer te “progresivitetit e modernizmit” kerkohet te rrenohen ato vlera, qe jane ne themel te familjes, te provuara gjate historise se shoqerise njerezore, edhe te egzistences se saj.

Dikush mund t’i quaje keto qendrime me nen vlehtesim, si “konservatore”, por duke mos kuptuar se keshtu vecse u shton vlerat. Sepse konsevatorizmi eshte ai mendim, qe e shikon te ardhmen te lidhur me vlerat e trasheguara, ndryshe nga disa “moderniste”, qe mendojne se Bota fillon sot me ata e kane te drejten ta ndertojne ate si te duan. Se mund te vendosin ne qender te saj edhe preferencat e tyre seksuale. Por nuk eshte keshtu. Pa dyshim ne themel te shoqerise njerezore eshte Familja, si elementi me i rendesishem i saj, i mbijeteses njerezore dhe i Jetes vete.
Dhe ketu le te kthehemi mbrapa ne kohe, duke vecuar nje thenie te Konfucit:

Per ta vendosur boten ne rregull, duhet te vendosim kombin ne rregull. Pikerisht per kete ne duhet te vendosim se pari familjen ne rregull.

Sepse familja lidhet me gjithecka, jeten personale, shoqerine, pronen, aspiratat njerezore, bashkejetesen, egzistencen vete. Ne kete sens eshte shume kuptimplote ajo qe thote e Shenjta Nene Tereza, duke shkuar edhe me tej ne rolin e familjes: “Cfare mund te besh per te promovuar paqen ne bote? Shko ne shtepi dhe duaje familjen tende”.

Ne fakt Familja lidhet me, edhe fillimet e njerezimit, megjithese eshte veshtire te dallohet ne se familja lindi njerezimin apo njerezimi ate. Por sidoqofte pavaresisht nga kjo pyetje enigme, familja eshte ne themel te njerezimit. Ajo ka egzistuar perpara cdo komuniteti tjeter te cfaredo lloj forme apo egzistence. Ajo ka lindur e egzistuar perpara mbreterive, principatave, feudeve, shtetit. Kjo sepse familja perfaqeson celulen themelore te shoqerise dhe kolonen e cdo zhvillimi social, kulturor, politik te shoqerise. Pra, per te dale te pyetja fillestare, Familja, nuk eshte krijim i ndonje epoke te caktuar historike, por eshte pasuri e pacmueshme, e forcuar, rritur, persosur brez pas brezi gjate historise se civilizimit.

Dhe si e tille ajo eshte dhe shume komplekse, e elaboruar, eshte shume me teper se nje unitet juridik, social apo ekonomik. Te flasesh per familjen eshte te flasesh per jeten, per transmetimin e vlerave, te edukimit, solidaritetit, stabilitetit, te ardhmes, dashurise, mbijetesen. Ne realitet te thuash Familje ke thene Jete. Prandaj Nene Tereza e vendos edhe ne qender te Paqes e bashkejeteses paqesore.

Por si e tille, ne kompleksitetin e saj, ajo mund te jete edhe e brishte, kur preken kolonat mbi te cilat ajo ndertohet.

Vecanerisht kur “luhet” me ate, kur kerkohet te krijohen artificialisht shume “modele familje”, apo akoma me keq kur kerkohet qe ato te marrin te drejten e “qytetarise” ligjore. Dhe ketu une do te permend ate, qe tha Papa Francesko ne “Forumin e familjes” kur theksoi, se disa flasin per lloje te ndryshme te familjes, deri te yjeve, te kafsheve, qe mund t’i quajne me emra te ndryshem. Por familja e vertete si imazh i Zotit, ai theksoi, ajo njerezorja, eshte vetem nje, ajo midis Burrit e Gruas. Fatmiresisht ky koncept solid, i bazuar mbi vlerat e historine, qe une permenda me siper, thelbesor per egzistencen e zhvillimin, eshte nje vizion madhor, qe bashkon e vendos se bashku edhe te gjitha komunitet tona fetare.

Familja eshte vetem nje, dhe ketu ne duhet te jemi krejt te qarte e te pa lekundur, eshte ajo midis nje burri e nje gruaje e me shprese me tej dhe me femije. Koncepti i familjes nuk bazohet mbi preferencat seksuale.

Vendosja e nje barazimi te tille do te ishte bastardues per familjen. Cdo tentative per te devijuar nga kjo kete kolone, godet vlerat universale te shoqerise, ve ne rrezik edhe mbijetesen biologjike te saj.

Ketu desheroj te ndaloj pak. Une nuk jam „homofob“ si mund te me quaje dikush, perkundrazi si njeri, si mjek, si politikan, si qenie shoqerore e respektoj njeriun e shoqerine njerezore. Jam kunder cdo diskriminimi ne shoqeri, edhe per ate, qe lidhet me preferencat seksuale te individeve. Une me fillimet e demokracise shtyva ne abrogimin e atyre neneve cnjerezore te Kodit penal komunist per denimin e homoseksuave. Jam po une, qe kam punuar me kolege per Ligjin tone Kunder Diskriminimit, nje ligj i mire e i ekuilibruar ky.

Pra jam kunder cdo forme e tentative diskriminimi. Por e quaj diskriminuese edhe cdo tentaive, qe godet konceptin historik, tradicional te famijes se perbere nga burri e gruaja. Sepse kjo do te diskriminonte vlerat e shoqerise, e rrezikonte ate ne egzistencen e saj. Dhe duke vazhduar ne kete linje mendimi, nuk kam qene e nuk do te jem as per adoptimin e femijeve nga cifte gay, homoseksuale, transeksuale etj etj. Sepse cdo femije ka nevoje qe jo vetem prinderit biologjike, por dhe ata adoptuesit, kur jeta e fati e sjell kete, te jene nje Nene e Baba.

Keto fjale te „ngrohta“ nuk mund kurre te zvendesohen nga terma te ftohta, te pa pajtueshme me Jeten vete, qe disa kerkojne te na i fusin ne fjalorin tone te bukur duke e shkaterruar ate, me fjalet pa kuptim, pa jete, Prindi 1 dhe Prindi 2. Fatmiresisht ne ne Shqiperi kemi nje Kod te mire te Familjes, nje ligj te mire te adoptimeve te femijeve.

Duhet t’i mbrojme e ruajme ato. Dhe keto i them pa dashur te cenoj kerkend, perkundrazi duke i respektuar te gjithe, te drejat e te gjitheve. Por nderkaq duke kerkuar te mbrojme ate, qe eshte me e cmuar, familjen njerezore, ashtu si ajo ka qene ne histori duke i mbijetuar mijra vjecareve e egzistuar si baze e mbijteses e zhvillimit. Besoj se dhe gjithsekush, qe mund te kete prirje te ndryshme seksuale, duhet te respektoje keto vlera universale te shoqerise qe „mbeshtillen » reth familjes. Sepse ne fund te fundit dhe ai vete vjen ne jete nga nje Nene e nje Baba. Ndryshe pikerisht ai mund te kthehet ne nje diskriminues te shoqerise sone.

Sot me shume se kurre eshte e nevojshme te kihet besim tek familja.Te besosh tek familja do te thote edhe te luftosh individualizmin, vetmine kronike, qe jane aq shume te perhapura dhe qe e brejne njerezimin. Te besosh tek familja nevojitet nje vokacion dashurie dhe lumturie dhe per kete duhet nje impenjim i te gjithe neve, ne te gjitha nivelet, individuale, politike, administrativ, shoqeror etj. Prandaj dhe Nene Tereza edhe kur flet per Paqen i drejtohet Familjes.

Por kjo familje lidhet me Jeten edhe me nje tjeter qendrim, filozofi, ate ndaj abortit. Ne Konventen e pare u fol gjate kunder abortit, si nje akt, qe bije ndesh me jeten. Qe lidhet direkt edhe me familjen, qofte dhe duke prekur ate e pjestaret e saj ne shumicen dermuese te rasteve. U permend qe ne pese vitet e fundit ne Shqiperi jane humbur 2200 jete nga aborti, duke arritur ne mbi 200 aborte per 1000 lindje.
Nga viti 1991 ne vendin tone jane «vrare» 33000 mije femra nga abortet selektive, duke cuar raportin meshkuj/femra ne 112/100 nga 105/100 qe eshte norma.

Pra jemi perpara nje situate anormale si pasoje e mungeses se kontrollit, edukimit qofte dhe seksual, shkeljes se vlerave dhe te ligjit. Kjo eshte nje plage e rende, qe duhet te shqetesoje te gjithe, qe godet jo vetem te drejtat universale te qenies njerezore, por edhe familjen. Kedo, qe ne emer te pseudo liberalizmit apo te pseudo demokracise, thote qe aborti eshte nje e drejte absolute e gruas, e pyes:

Po e drejta e femijes per te jetuar ku qendron, sepse jeta fillon qe ne periudhen intra uterine, dhe ai nuk eshte nje “send”? A nuk eshte kjo pjese e te drejtave te njeriut?

Apo ndryshe, po e drejta universale e gruas per tu bere Nene, a nuk duhet te prevaloje e te jete determinuese edhe per gruan ne shume vendime?

Dhe per ta perforcuar kete, desheroj te pershendes Vendimin e bazuar mbi keto principe ne funksion te Jetes e Familjes te Gjykates Supreme te ShBA, te marre muaj me pare, qe rrezoi sentencen Roe vs Wade te vitit 1973, sentence qe duke i hapur rruge abortit pothuajse jashte cdo kontrolli, godiste Jeten e Familjen.

Share: