Home KRYESORE Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja

Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja

Gjykata e Apelit më datën 3 Mars do të shqyrtojë vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili njohu Komisionin e Rithemelimit dhe Kuvendin e datës 11 Dhjetor 2021 si të ligjshëm.

Vendimi i Zhkurit u ankimua nga Enkelejd Alibeaj, ndërkohë që tashmë më 3 Mars gjykata do vendosë kujt i përket partia më e madhe opozitare në vend, Sali Berishës apo Enkelejd Alibeajt.

Në përbërje të trupit gjykues do të jenë gjyqtarët Elona Mihali, Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja.

“Në vijim të komunikimit, duke marrë parasysh intersimin e mediave si dhe të opinionit publik, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ju informon se:

Ankimi i Partisë Demokratike, ndaj vendimit nr. 3 datë 25.03.2022 (Gjyqtar Agron Zhukri) të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është planifikuar për tu gjykuar me datë 03.03.2023, ora 11:00, trupi gjykues përbëhet nga Relatore Gjyqtare Elona Mihali, anëtar Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja”, thuhet në njoftim.

Share: