Home KRYESORE Bashkimi i demokratëve, rruga e vetme dhe e duhura për gjithë Shqiptarët!

Bashkimi i demokratëve, rruga e vetme dhe e duhura për gjithë Shqiptarët!

Nga Dashnor Sula


📍Vendimi aq shumë i stëtzgjatur i Gjykatës së Apelit nuk është triumf për askënd nga ne demomratët. Nëse ne që jemi mandatuar për të përfaqësuar demokratët e thjeshtë nuk do dimë ta kthejmë këtë situatë në favorin tonë, atëherë vendimi i mbrëmshëm do favorizojë vetëm atë që është në pushtet tani.

📍Nuk ka asnjë arsye për revansh. E vetmja zgjidhje është BASHKIMI. Këtë nuk e bën asnjë forcë hyjnore, asnjë vendim gjykate por e bëjmë vetë ne duke vendosur interesin e demokratëve, e shqiptarëve para ndonjë interesi të ngushtë.

🔵Kandidatët demokratë për zgjedhjet e 14 majit duhet të regjistrohen në KQZ, vetëm me logon e PD. Kandidatët e dalë nga “Primaret” me ndonjë korigjim për më mirë ku të jetë e mundur, duhet të futen në zgjedhje me logon e PD dhe si demokratë.

Këtë mllef ndaj qeverisë që përpos 1001 të zezave që i ka bërë ekonomikisht vendit, investohet vazhdimisht me çdo mënyrë të ligjshme e të jashligjshme të dëmtojë opozitën, duhet ta kthejmë në një energji të përqëndruar për tu përballur me mazhorancën aktuale. Këtë duhet ta bëjmë tani. Në zgjedhjet lokale duhet shkojmë të bashkuar.

📍Të bashkuar ne fitojmë shumicën e bashkive të vendit. Pasi të mundim mazhorancën, brenda 2-3 muajve futemi në zgjedhje dhe strukturim të brendshëm. Zgjedhim funksionarët nga më të thjeshtin, kryetar seksionesh,kryetar grupseksionesh,kryetar degesh deri te kryetarin e PDSH-së duke bërë një proces gjithëfshirës dhe duke i krijuar liri gjithësecilit që të ketë mundësi të kandidojë.

-Bashkimi i të gjitha rrymave brenda nes, në një lum të madh energjie kundra qeverisë aktuale është emergjencë kombëtare.

Sigurisht më pas zgjedhjet e brendshme nga “këmba te koka” janë domosdoshmëri jetike. Ta caktojnë të gjithë demomratët pa asnjë përjashtim se cilëtë do jenë përfaqësuesit në të gjitha strukturat e PD.

Share: