Kapiten Artur Meçollari, i ftuar në emisionin “Lufta dhe Paqja” të gazetarit Artur Zheji në ABC News, është shprehur se droni amerikan ka qenë në një hapësirë ajrore ndërkombëtare dhe se pretendimet e Rusisë se ka hyrë në zonën e sigurisë nuk qëndrojnë.
Ai shton se amerikanët nuk kanë interes të përshkallëzohet situata dhe është duke u shkuar drejt zbutjes.
“Varianti i Pentagonit është i qartë. Droni ka qenë në hapësirë ajrore ndërkombëtare. Sipas tyre manovra e avionit rus ka qenë e qëllimshme.
Ambasada ruse thotë se ka hyrë në zonën e sigurisë, por në fakt këtu nuk ka zonë sigurie. Kjo është zonë proceduriale, jo e ndaluar.
Amerikanët nuk kanë interes të përshkllëzohet situata. Tani është duke u zbutur. Këtu funksionon e drejta ndërkombëtare e detit,” tha Meçollari.
360grade.al