Leka ironizoi se sot në Shqipëri “ka gazetarë që bëjnë pallate dhe ndërtues që bëjnë gazeta!”.
“‘Koha Jonë’, ka qenë periudha më e bukur. Ishte një periudhë e artë, e cila nuk vjen më, sepse duhet të jesh në një sistem diktature përsëri, të përsërisësh atë, edhe sepse ishim një brez idealistë, nuk kishim bërë shkollë Gazetarie. Ishim idealistë me përgjegjshmëri të madhe. Ky niveli i përgjegjshmërisë sot është më i paktë nga dikur.
Jo vetëm Nikolla por të gjithë ne. Neritan Ceka tha para disa ditësh në një intervistë televizive që ‘atëherë kishte një mazhorancë që ishte Berisha, dhe opozitë ishte Koha Jone’. Mblidheshim në atë kohë, kur mbyllnim gazetën, ose një shkrim që bëja unë, Blushi, apo Shkullaku, nuk kishim si të mos e lexonim që të mos i bënim vërejtje njëri-tjetrit. Ishte një frymë që s’është më”, tha ai.
Leka tha se nuk e lexon shtypin e shkruar në Shqipëri, por u shpreh se gazeta print dhe libri s’do të humbasin kurrë. Ai u shpreh se sot ka gazetarë që shkojnë në konferenca për mediat jo për të bërë lajme, por për t’u bërë lajm.
“Ka shumë gazetarë që shkojnë në një konferencë shtypi për t’u bërë vet lajm, jo për të bërë lajm. E kam thënë këtë kur një gazetar televizioni bëri një pyetje mjaft provokuese për një ministre. Ai kishte shkuar për t’u bërë vet lajm. Nuk mund ta mbroj një koleg timin, ose të mos e kritikoj për një gjë që mua s’më pëlqen”, tha Leka.
“Po përmend Fatos Lubonjën dhe Andi Bushatin. I kam miq dhe i dua fortë, por s’mund të pranoj të bëjnë thirrje të tilla kur i kemi provuar. Ne kemi provuar 97-ën
Thirrja për dhunë e një gazetari është kalim i vijës së kuqe. Problemi ynë më i madh mes kolegësh është që s’arrijmë të themi në studio, ato që themi në kafe. Në Shqipëri ka gazetarë që bëjnë pallate dhe ndërtues që bëjnë gazeta!”.