Home Gjeo-Ekonomia Presidenca në Malin e Zi, Gjukanoviç dhe Milatoviç përballen në raundin e...

Presidenca në Malin e Zi, Gjukanoviç dhe Milatoviç përballen në raundin e dytë

“Është e sigurt se kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviç dhe kandidati i Lëvizjes Evropa tani Jakov Milatoviç do të garojnë për presidencën e Malit të Zi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale”. Kështu shkruan gazeta vijesti që referon projeksionet e para të bazuara në mbi 80 për qind të mostrës së përpunuar, ku Gjukanoviç ka ndërmjet 35 dhe 36 për qind të votave, ndërsa Milatoviç ka ndërmjet 28 dhe 29 për qind të votave.

Mandiç ka ndërmjet 19 dhe 20 për qind, Beçiç mbi 11, Vuksanović Stanković pak mbi tre, Danilović rreth 1.5 dhe Radulović nën një për qind.

Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet pas 14 ditësh, më 2 prill.

Të drejtë vote në këto zgjedhje patën 542.154 qytetarë./Opinion.al

Share: