Nga Ergys Mërtiri
Sulmet e felliqura ndaj Rudi Erebara-s gjate ketyre diteve jane tregues pse ky vend eshte ne kete gjendje lluce prej 30 vjetesh. Turmat e militanteve, ata qe per hir te liderit te tyre nuk lene vlere pa perbaltur, shenjteri pa perdhosur, hijeshi pa ndotur, i jane turrur nje njeriu te drejte, te ndershem, te kulturuar e qyteteruar, sepse e ndjejne qe Rudi eshte pasqyra me e mire ku kjo politike e shpifur 30 vjeçare mund te shohe fytyren e vet.
Rudi nuk eshte politikan dhe ndoshta nuk eshte kandidature e forte persa i perket arsenalit te tipareve qe duhet te kene politikanet sot, por pikerisht per kete arsye ai mund te jete me i forte se te tjeret, dhe pikerisht kjo eshte arsyeja pse foltorja frikesohet sot aq sa te nderseje goret e saj kudo neper rrjete sociale.
Ndryshe nga cfare kemi pare zakonisht, Rudi eshte nje figure qe nuk di te vjedhe, nuk di te genjeje, nuk di te shtiret, nuk di te marre poza, nuk di te sulmoje nen brez, nuk di te beje intriga, nuk di te lepije e peshtyje… nuk di shume gjera.
Rudi eshte nga studentet e dhjetorit dhe nuk ka perfituar kurre asgje nga politika. Rudi ka qene nje talent ne letersi, ka qene nder poetet e rinj qe shkelqyen ne vitet 90 bashke me Ervin Hatibin, Rudian Zekthin e ndonje tjeter. Rudi eshte piktor, shkrimtar dhe se fundi, fitues i cmimit europian per letersine. Por keto nuk jane vlera per nje pozicion publik. Perkundrazi, jane pengesa, madje jo vetem ne politike, por per gjithcka ne jete.
Perkunder ketyre, Rudi eshte perballur ashper me realitetin duke njohur emigrimin heret, e duke bere pune te rendomta edhe pas kthimit ne Shqiperi, ku prej vitesh eshte pa nje pune definitive. Rudi jeton duke perkthyer e shkruar libra, zanat me te cilin veshtire se mund ta mbash shtepine. Ama kurre nuk ia ka shtrire doren kujt dhe kurre nuk i eshte ankuar kujt per kete, nderkohe qe partite rekrutojne pa fund horra e injorante, te cileve iu besojne pozicione me rendesi publike.
Per te gjitha keto Rudin nuk e duan. Nuk e duan edhe sepse Rudi nuk rri me oligarke, me horra, me bandite, me trafikante, intrigante e dallaverexhinj, si lideret e turmave te militanteve te inatosur, e nuk di te beje pazare me ta. Rudi rri me njerez te drejte, te ndershem e te mencur, me shkrimtare, artiste, intelektuale, por edhe me njerez te thjeshte, ama njerez. Kete sigurisht nuk ta falin zuzaret, barbaret e rekrutuar neper llogoret e politikes banale shqiptare, qofshin keta me dhembe qeni, me brire apo dythundrake ripertypes.
Rudi thyen standardet e llumit, modelet e moçalit, dhe kjo e ben te rrezikshem. Sinqeriteti i tij, te cilin dikush mund t’ia llogarise per naivitet (sic ta llogarisin gjithnje per dobesi ndershmerine ne kete batak), krijon shqetesim sepse nuk i dihet, nje profil i tille atipik mund te prodhoje surpriza te pakendshme per ata qe ndjehen pronare te kenetes.
Sulmet kunder Rudit kane edhe nje qellim tjeter. Ata duan ta demotivojne ate, si dhe kedo qe merr guximin te sfidoje pellgun ku ata sundojne. Ata e dine shume mire qe Rudi eshte i ndjeshem e me dinjitet dhe e sulmojne pikerisht ketu, per ta thyer aty ku ata mendojne se eshte me i dobet. Dhe nuk e kane dhe aq keq. Cdo njeri me dinjitet dhe ndjeshmeri emocionale do te thyhej perballe bresherive te baltes se turmave te egersuara, te ndersyera nga kopuke qe bejne llogari politike nga pas. Kjo eshte edhe arsyeja pse e keqja ka triumfuar keto 30 vjet.
Me e keqja eshte qe kjo histeri sulmesh vjen nga ata qe i thone vetes te djathte. Ata jane tashme me te egrit ne sulme kunder demokrateve qe nuk rreshtohen ne anen e banalitetit te tyre. Kjo vjen sepse ata kerkojne te shenjojne opoziten si territor ekskluziv te tyrin dhe ne kete beteje investojne maksimumin e energjise negative qe kane. Ata akuzojne se Rudi po i sherben Rames, sepse ai po çan votat e opozites, te cilat ata i pretendojne paradoksalisht si pronesi te tyre. Ne fakt nuk ka kush qe ka dyshim qe ata nuk mund ta mundin dot Ramen. Atehere per cfare dreqin u dashka ky unitet i vendit te dyte, dhe me c’te drejte ata nuk lejojne te drejten e tjetrit per te qene bashkehumbes me ta?!
Duke ia njohur “brishtesine”, mendoj se ndoshta eshte me mire per Rudin si person te terhiqet, per te mos u lenduar ne perballje me kete shtazeri. Edhe kaq ai e beri te veten, entuziazmoi shume njerez qe e duan dhe vleresojne, si dhe nervozoi shume te tjere qe nuk e honepsin dot ndryshimin. Te pakten i ekspozoi ne menyre me te hapet shume prej tyre duke u dhene mundesine te nxjerrin fytyren e vertere. Per kete gjej rastin ketu ta falenderoj.