Home KRYESORE Vrit se ne jemi njerezia e modeleve ”trendi” si Perputhen e Big...

Vrit se ne jemi njerezia e modeleve ”trendi” si Perputhen e Big Brother!

Nga Urime Straka

‘T’lumt pushka’ do kishte thene gjyshja ime per ty zoteri qe vrave 3 femra.

Po. Do kishte thene te lumte pushka se ajo, e maltrenuar dhe e sunduar gjithe jeten nga sistemi komunist dhe maskilizmi, e dhunuar deri ne palce, e keqtrajtuar dhe e varfer deri ne shpirt per ti dale balle te drejtave te saja, i kane ngjizur ne tru e ne shpirt bindjen se femra eshte gjithmone fajtore.

Per te FEMRA ESHTE GJITHMONE FAJTORE.

Per cdo arsye nga me banalja mashkulli e rreh dhe e vret femren per te mbrojtur “nderin” e familjes. Ate ’nder’ qe te gjyshet tona e kane ngrene me lot e me gjak.
Vrit mashkull i dashur.

Vrit se ke mbeshtetjen e gjysheve tona qe tashme shohin cdo dite Perputhen e ngrene gishtin fajesues mbi femren e cila ia jep fjalen njehere njerit burre e njehere tjetrit. Vrit se ne jemi njerezia e modeleve ”trendi” si Perputhen e Big Brother.

Vrit pa tu dridhur dora se ne jemi shume te zene duke u marre me Luizin e te tjere. As qe na intereson makabra jote derisa na intereson a do pajtohet apo jo Kiara me Luizin. S’na intereson nese e more denimin apo jo, na intereson te parashikojme kush do eleminohet te shtunen mbrema nga BB.

Vrit e te lumte pushka kur ke nje shoqeri qorrash e injorantesh qe ka per ti mbuluar gjithmone krimet e tua. Madje edhe ka per ti justifikuar me fraza te tipit: epo i ka ardhur ne maje te hundes!

Share: