Nga Emanuela Dyrmishi
Më 1 prill 2023 në Kështjellën e Masnagos në Varese, një mjedis i mrekullueshëm për dashamirët e historisë dhe artit, u bë skenë e një veprimtarie unike në llojin e vet: përurimi i ekspozitës së artistes afgane Shamsia Hassani, me iniciativën e konferencës Gratë.
Demokratët e Provincës së Varese e paraprirë nga një konferencë ku të ftuar ishin personalitete te rëndësishëm të shoqërisë Afgane.
23 muralet e artistes u panë nga një pjesëmarrje shumë e lartë, nga sa organizuesit prisnin dhe pjesmarrësit në konferencë mbetën në këmbë, dhe jasht[ sallës për të dëgjuar konferencën ku u sollën aspekte të jetës historike dhe kulturore afgane të panjohura për opinionin publik dhe të cilat mediat tradicionale nuk i trajtojnë.
Moderatorja e konferencës, Dr. med Emanuela Dyrmishi, në historinë dhe gjeopolitikën afgane nga antikiteti deri në të kaluarën e afërt. Fillimisht si koloni britanike, më pas nën udhëheqjen e emirit Khan, pastaj periudha marksiste-leniniste, lufta sovjeto-afgane, kërkimet inxhinierike sovjetike në territorin afgan, të ndjekur pastaj nga SHBA, ardhja e parë e Talibanëve në pushtet, Traktati e Dohas për të mbërritur në gusht 2021, dhe më në fund gjendja aktuale e vendit.
Afganistani mund të përkufizohet si territori ku “Aleksandri i Madh dhe Dari III u përplasën dhe aty u ndalën”. Ky aspekt përcillet më së miri në grupet etnike të popullit afgan, ku ndërthuren në tiparet fenotipike Lindja dhe Perëndimi.
Duke shkruar Lindjen dhe Perëndimin lind spontanisht pyetja:
Por çfarë është Lindjeje dhe ç’farë Perëndimi?
Përgjigja që lind po aq spontanisht është lindja dhe perëndimi i Euroazisë… po i Euroazisë, sepse ajo që ne kemi pranuar si përkufizim i fjalës “Kontinent” është Euroazia, dhe jo Evropa dhe Azia.
E megjithatë prej shekujsh kemi krijuar një ndarje artificiale, ndoshta që është edhe shprehje e gjeopolitikës së mëparshme evropiane; si traktati i famshëm Sykes Picot fillimisht në 1916 dhe Linja Durand më vonë (ose Linja Zero) që krijoi një lloj shteti “tampon” në konfliktin gjeopolitik britaniko-sovjetik të asaj kohe.
Nuk është e nevojshme të jesh filolog qe te kuptosh qe edhe Traktati edhe Linja nuk janë emra afgane…dhe pasojat e ketyre vendimeve ende po perjetohen jo vetem ne Afganistan por edhe ne Siri, Pakistan, Irak etj. gjerësisht në zonat e prekura nga këto vendime arbitrare të kohëve të mëparshme.
Kjo ekspozitën lindi nga nevoja për të mos lënë në harresë situatën aktuale në Afganistan.
Në debat morën pjesë disa personalitete afgane dhe vendas, të cilët sollën mendimet dhe dëshmitë e tyre:
Jamileh Amini, përkthyese dhe ndërmjetëse ndërkulturore (SOS Ticino) dhe përkthyese në Mbrojtjen Juridike të Chiasso. Ajo punon si punonjëse sociale në Qendrat Pritëse të Kryqit të Kuq të Ticino-s, studente e Supsi ne Cooperayion e Zhvillim Ekonomik.
Në vitin 2021 themeloi Shoqatën e Komunitetit Afgan në Ticino, e cila ka ndër objektivat e saj të ndihmojë familjet e detyruara të jetojnë në Afganistan në kushte jashtëzakonisht të pasigurta. Shoqata është aktive në mbrojtjen e të drejtave të popullit afgan dhe në ndihmat humanitare.
Duke përjetuar personalisht dekadën e fundit të ndryshimit në shtetin afgan, ajo rrëfeu me përfshirje të dukshme emocionale, udhëtimin për të arritur në Evropë i cili shpesh zgjat tre vjet, duke u përballur me kultura te ndryshme dhe kufijtë, ku migrantët shpesh bëhen një armë e përdorur nga shtetet si një mjet shantazhi gjeopolitik. dhe paqëndrueshmëri ekonomike me njëri-tjetrin.
Ilaha Mezaary, e lindur në Mazar i Sharif, mbërriti në Itali në moshën 11-vjeçare. Aktualisht ajo është studente e Fakultetit Juridik në Milano, përkthyese dhe ndërmjetëse kulturore dhe gjithashtu kryetare e shoqatës kulturore afgane të Varezes.
Shoqata realizon shumë projekte solidariteti për popullin afgan duke bashkëpunuar me realitete të tjera lokale.
Të dyja presidentet e shoqatave dëshmuan për ndihmë konkrete për popullatën afgane, e cila u mirëprit me interes pjesëmarrës nga të pranishmit..
Farhad Bitani, i lindur në Kabul, është një shkrimtar italian me origjinë afgane, themelues i Gaf – Forumi Global Afgan, organizatë jofitimprurëse që synon krijimin e projekteve të trajnimit dhe rritjes sociale në Afganistan.
Ish-kapiteni i ushtrisë afgane gjatë misionit ISAF, në vitin 2012 ai vendosi të braktisë ushtrinë për t’iu përkushtuar dialogut ndërkulturor dhe ndërfetar në Itali, ku tani jeton dhe punon.
Në vitin 2011 ai u sulmua nga talebanët në Kabul dhe u plagos rëndë. I mbijetoi atentatit dhe vendosi të linte karrierën ushtarake dhe vendin e tij dhe ndryshoi jetën e deriatëhershme. Nga kjo periudhë reflektimi, lindën shënimet dhe tregimet që më vonë u përmblodhën në librin “ L’ultimo Lenzuolo Bianco/ Carçafi i fundit i bardhë” (2014), i përshtatur për teatrin nga Roberta Colombo dhe i sjellë me sukses para publikut në shumë skena.
Në vitin 2021 doli libri i tij i dytë “ Lamtumirë KABUL”, i shkruar së bashku me gazetarin Domenico Quirico, ed. Neri Pozza.
Helin Yildiz, këshilltare e Bashkisë së Varezes foli për të drejtat dhe lirinë e gruas nëpërmjet shembullit të grave kurde të Rojava dhe më gjerë, kundër DAESH-it.
Rojava lindi në vitin 2011 pas fillimit të luftës civile në Siri, kur trupat e ushtrisë qeveritare të presidentit Assad braktisën rajonet e Kobane, Afrin dhe Jazzera dhe u zëvendësuan nga milicitë mbrojtëse të ngritura popullsia vendase i përbërë kryesisht nga luftëtarë kurdë, por në të cilën shërbenin edhe grupet e tjera etnike që jetonin në rajon. Këto rajone u bashkuan për të formuar Rojava.
Në vitin 2013 dhe 2014 Rojava u sulmua nga militantët e Shtetit Islamik ISIS, ose DAESH siç quhet nga banorët e rajoneve në fjalë në Siri dhe Irak. Rezistenca e milicive Rojava çoi në humbjen e parë të ISIS në qytetin e Kobane dhe më pas në asgjësimin e Shtetit Islamik.
Dialogu u ndërmjetësua nga Dr. Med Emanuela Dyrmishi me përvojë shumëvjeçare në psikiatri dhe psikoterapi me fokus migracionin dhe kërkimin klinik, referente për shumë vite për migrimin në Ticino në psikiatri, jo vetëm në fushën klinike por edhe në atë mjeko-ligjore.
Gjatë eksperincës në ketë fushë, ka “prekur” personalisht historinë, kulturën afgane nëpërmjet banorëve te vendit, në aspektet e saj të shumta etnike dhe kulturore ehe shumë më tepër, talebanët dhe historitë e Bacha Bazi ose Bacha bi-reesh, një formë e skllavërisë dhe dhunës seksuale ndaj fëmijëve që është përhapur tepër nga ardhja e parë në fuqi e talebanëve.
Vazhdon punën si mësuese dhe konsulente e “Parandalimit të Zgjidhjes së Konflikteve” në fushe ndërkombëtare duke ndërthurur ndërkulturën, psikikën dhe gjeopolitikën. Falë punës së u njoh me njerëz nga pothuajse të gjitha kontinentet, dhe rrjedhimisht me aspektet ekonimike, sociale e politike të vendeve të origjinës, qe u thelluan më tepër në specializime të njëpasnjëshme në Marrëdhëniet Transkulturore, më pas si Analiste e Riskut Ekonomik, Gjeopolitikës dhe Inteligjencës me fokus Migracionin dhe Terrorizmin. dhe në fund si Specialiste e Politikave Ekonomike dhe të zhvillimit të BE-së (përfshirë politikat e migracionit, gjithëpërfshirjen, barazinë gjinore). Gjithmonë në arenën ndërkombëtare, e specializuar në Sigurinë Kibernetike, është Konsulente për zhvillimin e Sigurisë Kibernetike në vendet në zhvillim.
Shënime për Afganistanin
Republika Islamike e Afganistanit është një republikë presidenciale me rreth 40 milionë banorë, prej të cilëve rreth 4 milionë banojnë kryeqytetin Kabul.
Nga vlerësimi i fundit i vitit 2008, grupet kryesore etnike që përbëjnë popullsinë ndahen si më poshtë: Pashtunë 42%; Taxhikët 27%; Hazara 9%, Uzbekistan 9%, Aimak 4%, Turkmen 3%, Baluç 2%, Nomadët Kuçi, në vitin 1979 numëronin rreth 1.5 milion.
Sipas këtyre vlerësimeve, shumica e banorëve në verilindje janë taxhikë, në veriun qendror, hazaras dhe uzbekë, në jug e në lindje janë pashtunë.
Konfliktet që nga vitet 1970 janë përkeqësuar edhe midis komuniteteve, të ndërlikuara akoma më tepër nga ndarja arbitrare e kufirit e vendosur nga britanikët me Vijën Durand, e cila ende demarkon kufirin prej 2640 km midis Afganistanit dhe Pakistanit.
Traktati i mëvonshëm i Sykes Picot i vitit 1916 bashkoi dhe ndau më tej Afganistanin, duke e përkeqësuar konfliktin, në ato kufij që ndarjet historike dhe kulturore e gjeografike kishin ndarë apo bashkuar natyrshëm.
Pavarësia efektive nga Britania e Madhe arriti në vitin 1919, nën udhëheqjen e Amanullah Khan, i cili nisi politikat e përparimit industrial e socio-ekonomik në vend. Në vitin 1978 u shpall Republika Afgane me fymëyim marksist-leninist, por në vitet 1979-89 nisi lufta sovjeto-afgane e cila përfundoi vetëm në agimin e Luftës së Gjirit.
Gjatë viteve të konfliktit sovjeto-afgan, kërkimet sovjetike nxorën në pah pasuritë e tokës afgane. Në vitin 2001 Shtetet e Bashkuara pushtojnë territorin Afgan dhe teknikët amerikanë thelluan kërkimet sovjetike, në më shumë se 2/3 e territorit afgan.
Vendi është i pasur me hekur dhe bakër, me rezerva të një rëndësie absolute të niobiumit dhe litiumit, ndërsa depozitat e argjendit janë të pranishme pranë Kabulit.
Këto pasuri e bëjnë Afganistanin një nyjë të rëndësishme në për këto materiale, lëndë të para që janë në mungesë dhe që kanë shtyrë kërkimet drejt Arktikut në dekadat e fundit.
Në vitin 2020 arrijmë në Marrëveshjen e Dohas, e cila parashikon e paraprin arritjen e talebanëve në nivel politik në gusht 2021.
Emanuela Dyrmishi
Psikiatri e psikoterapi
Spec. Psikofarmacologji
Spec. Marëdhenie Transkulturore
Analiste në Rrezik Economik, Gjeopolitikë dhe Intelligjencë
Form. Terrorizëm e Konflikte Hibride
Spec. Menaxhim të Cybersecurity
Spec. Projektim Ekonomik Evropian e Ndërkombëtarizim