Thithja e informacioneve nga portat publike USB në aeroporte, qendra tregtare e hotele mund t’i japin hakerave akses në informacione delikate.
Prandaj FBI ka publikuar një paralajmërim për të mos përdorur vend-karikimet publike, pasi ato mund të jenë qëllimisht të infektuara me viruse nga hakera për të vjedhur informacione personale.ADVERTISING
Zyrtarët thonin se vend-karikimet publike mund të jenë mënyra e përkryer që hakerat të marrin akses në aparatet personale të personave.“Aktorë dashakeqë kanë gjetur mënyrën për të përdorur portat publike USB për lëshimin e viruseve kibernetike dhe programeve monitoruese brenda aparateve” shkruante dje zyra e FBI në Denver, SHBA.
Praktika e njohur si “juice jacking” (thithje lëngu) është parë fillimisht në 2011 kur studiuesit treguan potencialin e hakerimit të këtyre pikave, shkruan rrjeti Washington Post .
Klientët këshillohen të mbajnë karikuesit e tyre me vete për t’i vënë në prizë, ndërsa një mjet me relativisht më shumë siguri janë karikuesit pa fill, shkruan The Guardian.
FBI dhe Zyra Federale e Komunikimeve SHBAkanë publikuar paralajmërime të ngjashme në vitin 2021.
Ndryshe, nëse dikush ka përdorur një vend-karikim publik USB, duhet të kontrollojë për shenja të ndërhyrjeve të jashtme, siç mund të jetë shkarkimi i shpejtë i baterisë, nxehja e aparatit ose ndryshimi i parametrave në të.
Të pyetur për detaje mbi cështjen, zyrtarët thanë për rrjetin Axios se njoftimet ishin pjesë e kujtesave rutinë mbi problemin
Nuk është e qartë se deri ku arrin kjo praktikë por ekspertët kanë paralajmëruar se ka të bëjë me marrjen e kontrollit të plotë të aparatit celular të personit dhe të dhënave delikate si ato bankare, të cilat u shiten grupeve të tjera kriminale sipas profilit të tyre.FOTO GALERI1/3
“Aktorë dashakeqë kanë gjetur mënyrën për të përdorur portat publike USB për lëshimin e viruseve kibernetike dhe programeve monitoruese brenda aparateve” shkruante dje zyra e FBI në Denver, SHBA.
Top Channel