Nga Enio Jaço *
Për katër vite me radhë, Dhoma Amerikane dhe dhomat e tjera të huaja në Shqipëri kanë ngritur zërin për Klimën e Biznesit, duke ofruar një seri rekomandimesh me vlerë që mund të reformonin njëherë e përgjithmonë ambjentin e të bërë biznes.
Megjithëse qeveria ka treguar gatishmëri për të bashkëpunuar, kjo gatishmëri nuk është përkthyer në përpjekje reale për ndryshim.
Për nga intensititeti dhe rëndësia, deklarata e përbashkët e Dhomave të Tregtisë Amerikane, Gjermane, Italiane, Franceze dhe Konfindustria përfaqëson:
Së pari, deklarata reflekton shqetësimin e kompanive, investitorëve dhe bizneseve që operojnë në Shqipëri. Ky shqetësim ngrihet mbi mungesën e progresit ndër vite në përmirësimin e klimës së biznesit. Më konkretisht, ajo lidhet ngushtë me mungesën e progresit në tërheqjen e investimeve të huaja, luftën kundër korrupsionit, sigurimin e transparencës në tenderat publik, konsultimin publik dhe ndryshimet e shpeshta të kodit të taksave, të shoqëruara me mungesë besimi dhe stabilitet ekonomik.
Së dyti, situata për bizneset po bëhet kritike – aq sa për herë të parë, Dhomat kryesore të huaja të Tregtisë janë bashkuar në një qëndrim të përbashkët pa asnjë hezitim. Ajo që na bashkon është motivi për të prodhuar më të mirën që Shqipëria mund t’u ofrojë investitorëve, bizneseve, punonjësve dhe qytetarëve. Gjithashtu, ky qëndrim është në përputhje me shqetësimet e ngritura nga partnerët tanë të rëndësishëm Europianë dhe Transatlantikë.
Së treti, të gjithë ne duam të ngrejmë sinjalet e alarmit. Është e qartë se nuk ka më kohë për t’u humbur dhe ora e ngrirë duhet të fillojë të ecë me ritëm më të shpejtë, përpara se dëmet të bëhen të pariparueshme. Përparimi nuk mund të jetë i vërtetë, nëse nuk siguron që praktikat e vjetra të biznesit zëvendësohen me modele bashkëkohore, rregulla konkurrente tregu dhe standarde Evropiane.
Falenderoj komunitetin e jashtëzakonshëm të dhomave të biznesit Evropiane dhe Amerikane për vitalitetin e tyre në unifikimin e qëndrimeve dhe gatishmërinë për të ndihmuar administratën publike me asistencë teknike. Shpresoj që këto rekomandime te kthehen se fundmi ne realitet. Do të ishte lajm i mirë për progresin drejt BE, një ekonomi në rritje dhe një cilësi më të mirë jetese për të gjithë shqiptarët! 🇺🇸🇩🇪🇫🇷🇮🇹 #AxhendaeInvestimeve #EkonomiaShqiptare #IntegrimiNeBE
Lajmi për Deklaratën e Përbashkët:
5 Largest Foreign Business Chambers in Albania Unify their Stance on Business Climate
For four consecutive years, the American Chamber and other foreign chambers in Albania have raised their voices about the business climate, offering a series of valuable recommendations that could reform the business environment once and for all.
Although the government has shown a willingness to cooperate, this readiness has not translated into practical efforts for change.
Considering the intensity and importance, here is what the joint statement of the Trade Chambers in Albania, American, German, Italian, French, and Confindustria, represents:
First, the statement reflects the concerns of companies, investors, and businesses operating in Albania. This concern arises from the lack of progress over the years in improving the business climate. Specifically, it is closely related to the lack of progress in attracting foreign investments, combating corruption, ensuring transparency in public tenders, engaging in public consultation, and frequent changes of the tax code, related a lack of credibility and economic stability.
Second, the situation for businesses is becoming critical. For the first time, the leading foreign Trade Chambers have united in a common stance without any hesitation. What unites us is the motivation to produce the best that Albania can offer to investors, businesses, employees, and citizens. Furthermore, this stance aligns with concerns raised by our important European and Transatlantic partners.
Third, we want to sound the alarm bells. It is evident that there is no more time to waste, and the stagnant clock must start ticking at a faster pace before the damage becomes irreversible. Progress cannot be real unless it ensures that old business practices are replaced with contemporary models, competitive market rules, and European standards.
I thank the exceptional community of European and American business chambers for their vitality unifying their stance and readiness to assist the public administration with technical assistance. I hope these recommendations will finally become a reality. It would be good news for Albania’s progress towards EU membership, a growing economy, and a better quality of life for all Albanians! 🇺🇸🇩🇪🇫🇷🇮🇹 #InvestmentAgenda #AlbanianEconomy #EUIntegration