Home Gjeo-Ekonomia FYTYRA E VËRTETË E GJEOPOLITIKËS BOTËRORE PËR KOSOVËN

FYTYRA E VËRTETË E GJEOPOLITIKËS BOTËRORE PËR KOSOVËN

Qëndrimi Zyrtar i Akademisë ‘RRËNJËT TONA” për marrëveshjen aktuale midis serbisë dhe Kosovës 

Nga prof.ing.av.Sazan GURI 

Marrëveshja e Brukselit është gjuhë e kamufluar evropiane në dëm për Shtetin e Kosovës shkruan gazetari dhe studiuesi i njohur Hyzri salihu, prej të cilit marrim shkas të majmë dhe të japim qendrimin tonë zyrtar si Akademi Rrënjët Tona për këtë situatë gjeopolitike që po sillet rrotull Kosovës dhe me qendër ata. Ajo që po ndodh është sesi BE dikton qeverinë Kurti për firmosjen e marrëveshjes me Serbinë sipas planit franko – gjerman dhe kjo merr po aq dakordësi duke heshtur vetë aleati ynë i madh që e duam më shumë se familjen SHBA, provuar kjo me heshtjen e njeriut përgjegjës për çka ndodh në Shqipëri e në Ballkan e sidomos në Kosovë z.Eskobar. E gjithë kjo skemë nënshtrimi i Be dhe heshtje e SHBA-së, (kujdes këtu të dashur vllezër shqiptarë se jo gjithmonë vllai i madh ka të drejtë), pasi Serbia me presidentin e saj z.Vuciç refuzoi firmosjen e planit të parë të BE. Dhe të dy superfuqitë e kohës nuk dinë apo nuk duan për ne shqiptarët levendas të Ballkanit apo dinë dhe duan për serbët e ardhur si barbarë të iliridës të përmbysin plane dhe me arsye qesharake pa iu dridhur qerpiku arrijnë të imponohen duke treguar fytyrën e vertete të  gjeopolitikës së tyre sa evropiane dhe po aq botërore në raport kjo edhe me pasojat dhe situatën e luftës në Ukrainë, duke bërë kosovën kasus belli prë atje.  

E tmershme! Ky plan nuk është më pak se një diktat i tre vendeve te BE mbi marrëveshjen Serbi – Kosovë,  por ai është një model paraprak i pazareve të perfundimit të luftës në Ukrainë. Pra, Kosova rast historik për ta kthyer në rast ptaktikë më pas te Ukraina, se ti xhaxhi rusi (Putini sot), si dikur hap gojën dhe ne të kënaqim ty sipas oreksit që ke, sigurisht jo me toka të Evropës së vonë, por me tokat e babait apo atë të të parëve tanë. Ndaj diktohet Kosova sot që të kënaqet dhe merret me të mirë Serbia, dhe pas saj të kihet po aq mirë edhe me Rusinë. 

A nuk ishte kjo Evropë me katër fuqitë e mëdha të athershme (Angli, Francë, Gjermani e Itali) dhe me tre perandorit e kohës si ajo ruse, danubiane dhe osmane, që për çdo humbje të luftrave ruso – turke (lufta e Krimesë, 18556), këta së bashku vetëvendosnin, jepnin e falnin toka të levendësve evropiane (shqiptare)? A nuk ishte kjo Gjermani me Bismarkun në krye si kancelar dhe si kryetar i Kongresit të Berlinit më 1878, që thurri planet për faljen e tokave shqiptare në Kosovë e në Epir, por që i kishte hartuar e aprovuar tri muaj më parë me rusët, njësoj sikundër bëjnë sot?! A nuk ishin po këto perandori, po këto fuqi të mëdha shtuar tashmë edhe katër shtetet e formuara përreth e fqinjë, tashmë agresive në Konferencën e Londrës që iu kandisën këtyre levendasve plane sesi t’i rrjepin tokat shqiptare dhe për tetë muaj (17 dhejtor 1912 – 17 gusht 1913) nuk rreshtën së hartuari projekte pa fund, por ama deri te thekët e saj, se nga palca e këtyre levendasve, siç qe thellësia arbane aty ku ishte prodhuar gjaku EV13 Vlorë, Durrës, Mirëditë, Pukë deri në Dibër), ajo e etërve të tyre trembeshin, tramakseshin dhe tuteshin të vini dorë. A nuk ishte marrëveshja e tre të fortëve pas luftës së dytë botërore ku shqipëria u harrua dhe u la në dorë të komunistëve sllavë aq sa kur udhëheqësi jugosllav i asaj kohe J.B.Tito sipas librit të një prej elitës komuiniste si Tardeli kur tregon sesi Tito i kërkon Stalinit që unë s’’mora asgjë ose nuk përfitova pothuajse asgjë nga lufta e dytë botërore si pjesë e fitimtarëve?! Pse pak e ke Shqipërinë iu përgjigj Stalini. E njëjta situatë gjoja gjeopolitike ose për hir të politikave të mëdha serbët merren me tururu dhe shqiptarët iu  ngulet një hu. Gabimet e pranimit të kushteve të marrëveshjes se Jaltës përballë Stalinit po përsëriten përballe sovjetikut të ri “perëndimor” Putin. 

Po kështu na mëson edhe 1919-1920 konferenca e gjenevës dhe e parisit, ku presidenti amerikan atij shteti që e kemi xhan  e shpirt, kur filimisht ky president e hengri sapunin për djath marrëveshjen e Londrës ku 


2 / 2Shqipërisë mund t’i lihej aq sa ajo kishte territorin e gjakut shqiptar, por me ndërhyrjen e ambasadorit alabanolog amerikan william dhe me ndërhyrjen e vatrës F. Noli e Konica, dhe me letrat e shumta të shoqatave e patriotëve shqiptarë, dhe me bërjen e mbajtjen e Kongresit të Lushnjes, ai u bind dhe tha kur erdhi në konferencë për herë të dytë se çdo shtet sado i vogël qoftë ka të drejtën e vetvendosjes. Hallall dashuria që kemi për vllanë e madh dhe bustin që kemi për presidentin amerikan këto poshtë kësaj zyre që po shkruaj këtë shkrim. Përrallat, legjendat, mitologjitë na mësojnë se vllai i vogël edhe e ka pësuar ndonjëherë nga vllai i madh, ndërkohë që e do ata pa kushte, ndërsa vllai i madh në këtë rast SHBA me z.Eskobar nuk ka pse heshtë. Sigurisht, ata mendojnë për një gjeopolitikë më të gjerë si ajo për rregullimin e marrëdhënieve nesërdej me Rusinë për Ukrainën, por jo duke sakrifikuar levendasit (shqiptarët, si të Shqipërisë dhe të Kosovës) e Europës. Diktimi që gjeopolitika kërkon ti bëj Ukrainës për të lënë katër rajonet dhe Krimenë së bashku me të është për të plotësuar orekset grabitqare të Rusise, por jo si dikur me toka shqiptare, sepse atëherë Turqia na shiste se gjoja ishim nën hyqmin e saj dhe shqiptarët quheshin jo pa qëllim turk musliman? Po sot që shqiptarët në syrin e studimeve të mia janë sa shqiptarë katolikë (15%) shqiptarë ortodoksë (20%), shqiptarë bektashinjë 40% dhe shqiptarë muslimanë (20%), si duhet të quhemi?!  

Kësisoj, udhëheqësit e politikes shqiptare pa dallim në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, sigurisht nuk e kanë të lehtë, por historia iu mëson shumçka dhe përballë kësaj ata tëbashkohen në ide e mendim dhe veprim, ose ndryshe ata do të përfaqësojne faqen e zezë të përçarjes, egoizmit dhe jesmeneve të shitur thotë studiuesi Hyzri Salihu në rolin e koordinatorit të FBKSH më dt.28.02.2023, duke bërë pazare me interesat Kombëtare. Kjo që ndodhi dje në Bruksel është më tepër se marrëveshje një mosmarrveshje, biles më e madhe midis shqiptarëve. Koha do të gjykoje. Turpi dhe ndëshkimi nuk do të bëjë dallime luftëtarësh, komandantësh, politikanësh, deputetësh apo shpellarësh, por do të kërkojë përgjegjësinë e lartë përballë gjendjes, ku e kanë katandisur Kombin shqiptar – si kombin më të persekutuar në Evropë që ka hequr në kurriz pafund sa golgota, sa genocide, po aq edhe eksode biblike. Ndaj, i kërkojmë vetes në rradhë të parë, por edhe klasës politike si tonës dhe atyre të fortëve të Evropës dhe përtej oqeanit se boll më me rrudhjen e tokave të prindërve tuaj! Mjaft më copëtime të të drejtave të Kombit tuaj at dhe am, sepse ky truall shqiptar, Kosovë dhe Shqipëri, ndonëse pa Epir e Çamëri, e ka ende Mision nga Zoti të bëjë t’ruhen trojet (tok t’rroj) e të parëve Tuaj dhe të të parëve të vetë.  

Share: