Home Gjeo-Ekonomia Marrëveshje me Emiratet e Bashkuara për sigurinë kibernetike, Rama:Ka rëndësi strategjike

Marrëveshje me Emiratet e Bashkuara për sigurinë kibernetike, Rama:Ka rëndësi strategjike

Pasi nënshkroi marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e sigurisë kibernetike mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara, Kryeministri Rama dhe ministri i jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, kanë dhënë një deklaratë për mediat.

Rama shprehu mirënjohjen ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilat sipas kryeministrit, janë një vend që kanë qenë të pranishëm kur Shqipëria ka pasur nevojë, për të mos u ndjerë të vetëm.

Sa i takon marrëveshjes Rama tha se është e një rëndësie strategjike për vendin tonë.

“Emiratet e Bashkuara Arabe janë një vend vëlla, që kanë qenë të pranishëm, dhe na kanë ardhur në ndihmë kur e kemi pasur të nevojshme për të mos u ndjerë të vetëm. Duke nisur me eksodin e madh të shqiptarëve të Kosovës drejt Shqipërisë. Kjo është një marrëveshje e një rëndësie strategjike për vendin tonë, sepse ka të bëjë me sovranitetin e këtij vendi, integritetin e këtij vendit me atë ç’ka është lloji i ri i kërcënimit, jo duke treguar tanket apo avionët që shkelin integritetin territorial, por duke piratuar dhe sulmuar hapësirën kibernetike dhe duke paralizuar institucionet shtetërore”, tha Rama./Opinion.al

Share: