Nesër nis zyrtarisht fushata zgjedhore sipas KoditZgjedhor , 30 Ditë para Ditës së zgjedhjeve, 14 Prill – 12 Maj 2023. Lishur me këtë, Shoqata për KulturëDemokratike ka dalë me një deklaratë për shtyp, ku u bën thirrje që palët politike të bëjnë një fushatëdinjitoze, të prezantojnë kandidatët me integritetduke respektuar pastertinë e figurës bazuar ne ligj, dhe të deklarojnë të gjitha financimet e fushatëszgjedhore . Në deklaratën e saj, SHKD-ja thekson se kreret e partive politike, deputetët dhe ministart me gjithë stafet e tyre të rrinë sa me larg fushatës duke idhenë mundesinë dhe hapesirën e duhur të gjithë kandidateve për kryetar bashkie dhe anetareve përkëshillat bashkiake të bashkebisedojnë e komunikojne vetë me votuesit e tyre .
Deklarata e plotë e Shoqatës për KulturëDemokratike
Në Zgjedhjet e 14 Majit 2023 qytetarët do të votojnepër të zgjedhur 61 kandidatët për Kryetar Bashkiedhe 1619 anëtarët e tyre të preferuar për këshillatBashkiake në secilën nga 61 bashkitë e vendit.
Nga 144 kandidatë për Kryetar Bashkie në të gjithëvendin 15 kandidatë do të jenë kandidate gra dhe 11 805 anetarë gra për këshillin bashkiak.
Shoqata për Kulturë Demokratike (SHKD),si njëndër aktorët që ka vezhguar të gjitha procesetzgjedhore që nga viti 1992, bën një apel qytetar përtë gjithë aktorët e politikës në vend që do jenë pjese e garës elektorale për Zgjedhjet e Qeverisjes Vendorene 14 Maj 2023 qe :
•Kjo Fushatë Zgjedhore të jetë një fushatëdinjitoze, shumë qytetare, larg gjuhës cinike, denigruese e asaj të urrejtjes, duke dhëne mesazhepozitive tek votuesit, larg tensionit dhe presionit.
•Votuesit shqiptare mirepresin një fushatë tëvërtetë konkuruese programore dhe garuese midis platformave politike.
•Të jetë një fushatë ku kandidatët të përballenme njëri tjetrin, të bashkebisedojne me qytetarët, tëjapin premtime realiste që të japin një impakt cilesornë jeten e qytetarëve dhe të marrin pergjigjen e pyetjes” Si do të bëhen dhe realizohen të gjithapremtimet elektorale?”
•Të prezantojnë kandidatët me integritet duke respektuar pastertinë e figurës bazuar ne ligj.
•Të deklarojne të gjitha financimet e fushatëszgjedhore .
•Të bejne tranparencen e gjithë kompanive që u bëjnë PR e fushatës.
•Të deklarojne dhe të mos fshehin asnjë zyrëelektorale në 61 bashkitë e vendit.
•Fushata zgjedhore të lejohet të zhvillohet në njëatmosferë të lirë e të ndershme, larg tentativave përkanosje dhe blerje vote.
•Të mos keqpërdoren asetet shtetërore dheburimet njerezore në fushatë, vecaneririsht përdorimiI fëmijëve si dekor në fushatën zgjedhore.
•Kreret e partive politike, deputetët dhe ministart me gjithë stafet e tyre të rrinë sa me largfushatës duke i dhenë mundesinë dhe hapesirën e duhur të gjithë kandidateve për kryetar bashkie dheanetareve për këshillat bashkiake të bashkebisedojnëe komunikojne vetë me votuesit e tyre .
•Të respektohet Kodi Zgjedhor gjatë gjithëfushatës zgjedhore .
Shoqata për Kulturë Demokratike inkurajon dhembeshtet vertet një fushatë zgjedhore ku në fokus do jenë të gjithë grupet e votuesve e jo monologjet e liderave të partive dhe mbi te gjitha si asnjeherë tjeterkjo fushatë të bej diferencen dhe të kemi njëperformance elegante,një përballje reale, shumëcivile midis kandidatëve për Kryetar Bashkie. Në tëgjithë vendin të shpalosin oferta , premtime dheplatforma politike duke rritur besimin e qytetarëvepër të patur një pjesemarrje masive për ti votë besuarditën e zgjedhjeve dhe ti sigurojnë qytetarët nëkomunitetet perkatese që do jenë pjese e procesit tëvendimmarrjes lokale e do ti mbeshtesin qytetaret e tyre për t’i perdorur mjete alternative të demokracisesi Referendumet lokale dhe Peticionet për kauza tërëndesishme komunitare.
Shoqata për Kulturë Demokratike inkurajon dhembështet të gjithë operatorët mediatike tëpermbushin qellimin e tyre fisnik për të informuarpublikun dhe të refuzojnë kategorikisht pranimjn e kasetave të gatshme në pasqyrimin e fushataveelektorale si dhe respektimin e Kodit Zgjedhor .
Shoqata për Kulturë Demomratike(SHKD ) nënvizon se zgjedhjet për Qeverisjen Vendore janëzgjedhje për vetem për qytetaret ndaj inkurajon dhembështet plotesisht zhvillimin e një fushatezgjedhore të mbarë, të moderuar dhe plot vetpërmbajtje, nga të gjithë subjektet zgjedhore nëgarë, si një standart i përmirësuar në realizimin e një procesi zgjedhor të lirë, transparent dhe tëndershëm.
Tiranë, 13 Prill 2023.