Home Approccio Italo Albanese Shqiptar që kandidon për Këshillin Bashkiak të Pizës me Partinë e “Vëllezërve...

Shqiptar që kandidon për Këshillin Bashkiak të Pizës me Partinë e “Vëllezërve Italian” të kryeministres Gjorgja Melonit

Aleks Kapllaj, është i pari shqiptar që kandidon për Këshillin Bashkiak të Pizës me Partinë e “Vëllezërve Italian” të kryeministres Gjorgja Melonit, në zgjedhjet e ardhshme që do mbahen me 14 dhe 15 maj.

Kapllaj, ka vite që jeton e punon në Piza dhe është i angazhuar me politikë dhe në zgjedhjet e ardhshme, partia e djathtë e Gjorgja Melonit në qytetin e Pizës e ka kandiduar në radhët e saj për Këshillin Bashkiak për rikonfirmim e kryetarit të Bashkisë Mikele Konti, që është I qendrës së djathtë.

Qendra e djathtë sot në Itali ka një rritje dhe mbështetje edhe në pushtetin rajonal dhe lokal, kjo në sintoni me zgjedhjet politike të 25 shtatorit të vitit të kaluar, që nxorën fitues koalicionin e qendrës së djathtë të Melonit me aleatët e saj Salvinin dhe Berluskonin.

“Kandidimi i im në zgjedhjet lokale në Piza është një nder dhe një përgjegjësi por edhe një angazhim me administratën e djathtë të Pizas që e ka rritur cilësinë e jetës në qytet, brenda 5 viteve, nga vendi i 40-të në të 10-n sipas “Sole 24 Ore”, gazeta e konfederatës të industrisë.

“Por arsye pse unë u kandidova, është se qyteti I Pizës është një qytet me histori dhe kulturë shumë të pasur të cilën e dua shumë. Është qyteti i sheshit më të bukur në botë, “Sheshi i Mrekullive” i Kullës së shtrembër të Pizës.

Piza është qyteti i shkencëtarëve si Galileo Galilei dhe e Antonio Paçinotit, është qyteti ku kanë studjuar çmimet Nobel, Gjosuè Karduçi e Enriko Fermi, ku kanë jetuar Leopardi, Macini dhe Nikola Pisano”.

“Do të ishte një festë e vërtetë që të kishim një fitore të djathtës në pushtetin lokal si në Itali ashtu edhe në Shqipëri, në zgjedhjet e ardhshme që zhvillohen në të njëjtën ditë me 14 maj”, deklaron Kapllaj.

Share: