Home Gjeo-Ekonomia Luftën e Ukrainës Pekini e konsideron luftë të SHBA-së dhe aleateve të...

Luftën e Ukrainës Pekini e konsideron luftë të SHBA-së dhe aleateve të saj kundër Iniciativës së Pekinit gjegësisht BRICS-it

Nga Korab Blakaj

Pas takimit në Moskë dhe solidaritetin dhe përkrahjen për Presidentin Putin, Pekini befasoi me një telefonatë ku premtoi se do të dërgojë një delegacion të nivelit të lartë kinez në Ukrainë, ku do të diskutohet për një nisjativë paqeje mes palëve në konflikt.Siç duket përtej mirazhit diplomatik është thjeshtë,biznes i ndërsjellë i dy palëve .Që nga viti 2019, Pekini ishte partneri kryesor tregtar për Kievin (14.4% e importeve, 15.3% e eksporteve). Kina eksportoi kryesisht makineri, pajisje, dhe produkte kimike, gjersa importi kinez dominohej nga produkte ushqimore, metale dhe gjithashtu pajisje të ndryeshme.

Duhet cekur, e që shume nuk e dine faktin se Ukraina iu bashkua BRI-së(Belt and Road Initiative)në vitin 2014 dhe një qendër tregtare dhe investimesh BRI funksiononte në Kiev që nga viti 2018. Projektet e BRI – së gjithashtu përfshinin marveshjen e vitit 2017, për zgjerimin, ndërtimin e linjës se katërt të sistemit të metrosë së Kievit si dhe instalimin 4G nga Huawei e që nga viti 2022 është bllokuar.

COFCO (Korporata Kombëtare e Drithërave, Vajrave dhe Ushqimit të Kinës), investoi në një kompleks të përpunimit të farave të lulediellit në Mariupol dhe terminalin e portit të drithërave të ndërtuar së fundmi në Mykolaiv. Hapi tjetër do të përfshijë domosdoshmërisht bashkëpunimin midis autoriteteve të Donbasit dhe kinezëve kur bëhet fjalë për rindërtimin e aseteve të tyre që mund të jenë dëmtuar gjatë luftës.
Pra, ajo që kemi në Ukrainë, nga pikëpamja kineze, është një pako tregtare/investuese e BRI-së, hekurudhave, furnizimeve ushtarake, 4G dhe ndërtimeve. Por vektori kryesor i tërë kësaj pakoje gjigante investive është padyshim NEONI .
Përafërsisht gjysma e neonit të përdorur në prodhimin e gjysmëpërçuesve- semicondoctors furnizohej, deri vonë, nga dy kompani ukrainase; Ingas në Mariupol dhe Cryoin në Odessa.Kuptohet që nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukraines prodhimi i këtij produkti është pezulluar duke ndikuar drejtpërdrejt në prodhimin kinez të gjysmëpërçuesve.Ukraina përfaqëson vlerë për Kinën, tregtinë dhe kembimin kinez. Lufta ka ndërprerë jo vetëm biznesin, kembimet tregtare por edhe me gjerë, korridoret tregtare që lidhin Kinën Perëndimore me Evropën Lindore. BRI bazohet në projektimet kryesore të Pekinit dhe është koncepti gjithëpërfshirës i politikës së jashtme kineze deri në mesin e këtij shekulli.
Kjo shpjegon thirrjen telefonike të Presidentit kinez Xi, intencen dhe preokupimin e vërtetë , e jo atë të një angazhimi diplomatik.Për BRI në , tejet e rëndësishme është marrëdhënia gjithëpërfshirëse dypalëshe që dikton gjeopolitikën e Pekinit: partneriteti gjithëpërfshirës strategjik Rusi-Kinë.Në shërbim të kësaj është edhe takimi i Ministrave të Mbrojtjes të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në fillim të kësaj jave në Delhi.

Fokusi i takimit në Indi ishte midis ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe kolegut të tij kinez Li Shangfu. Li ishte së fundmi në Moskë dhe u prit personalisht nga Presidenti Putin për një bisedë të veçantë, njëherit ftoi kolegun Shoigun të vizitojë Pekinin, ftesë të cilën Ministri Shoigun e pranoi menjëherë.Kuptohet se çdo anëtar i SCO duke përfshirë kombet që për momentin janë vetëm vëzhgues e që duan të bëhen anëtarë të plotë, si Arabia Saudite, i kushtuan vëmendje miqësisë Shoigu-Shangfu. Shoigu-Shangfu u dërgoi gjithashtu një mesazh delikat anëtarëve të SCO-së, Indisë dhe Pakistanit,Iranit si anëtar të plotë dhe anëtarit të ardhshëm Arabisë Saudite NDALONI GRINDJET

E terë kjo për të potencuar ndërlidhjen në rritje midis BRI dhe SCO, të dyja nën udhëheqjen Rusi-Kinë.
BRICS është i konceptuar si një klub ekonomik me bankën e tij, NDB dhe i fokusuar në tregti gjegjesisht si fuqi e butë. Gjersa SCO është e fokusuar në siguri, mbrojtje, e ashtuquajtur fuqi e fortë, që së bashku, do të hapin rrugën për zgjerim të mëtejshëm.

Ajo që po mbetet nga Ukraina, tashmë po blihet nga mega invesitorë përendimor si BlackRock, Cargill dhe Monsanto.Pa dyshim së Pekini llogarit të mbetet partner i ardhshëm shumë i rëndësishem i Ukrainës.Kina hapur është duke e projektuar veten si alternativë e Rusisë në arenën ndërkombëtare ngase Rusia „po e humbë atë primat“.

Korab Blakaj
Vjenë 6.5.23

Share: