Home Gjeo-Ekonomia Rizgjedhja e Recep Tayyip Erdogan si president i Turqisë – brishtësia e...

Rizgjedhja e Recep Tayyip Erdogan si president i Turqisë – brishtësia e BE-së!

Nga Korab Blakaj

Supozimet që Bashkimi Evropian është një fuqi e madhe dhe vendimarrëse në çështjet botërore janë demantuar plotësisht nga rizgjedhja e Recep Tayyip Erdogan si president i Turqisë. Jo shumë vite më parë, Brukseli përpiqej të joshte Turqinë për t’u bërë anëtare e BE-së. Në të vërtetë, vendi ende konsiderohet zyrtarisht si një kandidat për anëtarësim, edhepse Ankaraja nuk ka bërë dhe as që është përkushtuar seriozisht të bëjë ndonjë përparim në zbatimin e reformave të nevojshme institucionale që nga viti 2004. Erdogan vazhdon të këmbëngulë se Turqia akoma lakmon anëtarësimin në BE.Këtë qendrim ai e artikuloi në një takim të ambasadorëve të BE-së në kryeqytetin turk vitin e kaluar duke thenë se anëtarësimi në BE “mbetet prioriteti ynë strategjik”.

Por realiteti, kuptohet se është krejt tjeter.Përderisa Erdogan është në pushtet, e sidomos tani në mandatin e tij të fundit, Turqia nuk ka shanse të bëhët anëtare e BE-së, dhe as që do të këtë shumë interesim për BE në.

Nuk është vetëm qasja gjithnjë e më autokratike e Erdoganit gjatë 20 viteve të tij në pushtet, me kufizime të vendosura ndaj parlamentit, gjyqësorit dhe shtypit, ajo që e bën atë te padeshiruar për BE në, averzioni kryesor i BE-së ndaj Erdoganit është mbështetja e tij për islamin, fenë që nuk është konform me liritë ultra liberale të përqafuara nga Perëndimi dhe që janë të anatemua gjithandej botës islame dhe jo vetem. Porosia e Erdoganit për BE-në u bë e qaetë që me fillimin e hapjes së fushatës së tij për rizgjedhje duke evokuar pushtimin osman të Përandorisë Bizantine në 1453.

Në rrethana të tilla, fitorja e ngushtë e Erdoganit në zgjedhje, në të cilat ai siguroi pak më shumë se 52 për qind të votave kundër kundërshtarit të tij sekularist, Kemal Kılıçdaroğlu, do të thotë se ambiciet e Turqisë për BE do të jenë të paarritshme për të ardhmen e afërt njiherit edhe qëllim jo primar i Turqisë në të ardhmën e afërt.

Rizgjedhja e Erdoganit për të shërbyer edhe një mandat tjetër pesëvjeçar, në të cilin ai ka të ngjarë të zgjerojë tendencat e tij për një vazhdimësi të politikës pragmatike mes BE, Rusisë dhe Kinës ,e ve BE-në në një sfidë të sikleteshme, një sfidë që seriozisht cenon ambiciet e sajtë një supërfuqie të barabartë me SHBA-të dhe Kinën.

Share: