Home Gjeo-Ekonomia Senatori amerikan pas takimit me Begajn dhe Ramën:SHBA nuk ka mik më...

Senatori amerikan pas takimit me Begajn dhe Ramën:SHBA nuk ka mik më të mirë se Shqipëria

Në kuadër të një turi takimesh në rajonin e Ballkanit Perëndimor, senatori amerikan, Chris Murphy së bashku me disa senatorë të tjerë kanë vizituar ditën e sotme Shqipërinë.

Gjatë gjithë takimeve ata shoqëroheshin nga ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim.

Përpos takimit me presidentin Begaj, senatorët janë takuar edhe me kryeministrin Edi Rama, e pas këtij takimi ka reaguar në Tëwtter, Murphy.

Ai shkruan se ka qenë fantastike të kalonte pak kohë me Ramën dhe shton se SHBA nuk ka mik më të mirë në botë se Shqipëria.

Share: