Home KRYESORE Surpriza domethënëse ne Tropojë!

Surpriza domethënëse ne Tropojë!

Nga Blerina Polisi

Miqtë e mi e dinë që kurrë nuk kam mbeshtetur apo goditur dikë personalisht, por sot më tërhoqi vëmendjen Tropoja. Ky bastion i flaktë i të djathtës po i bie daulleve për fitoren e të majtës. Fitore e ardhur jo nga sukseset e ndritura të PS, por për zhgënjimin total tëPD.

Miq! Po flasim për Tropojën!
Kjo surprizë ka dy mundësi:

  1. Kryetari aktual që dhe u rizgjodh ka mbajtur premtimet dhe njerëzit kuptuan se ngjyrat e flamujve që valëviten nëpër dritaret e bashkisë nuk kanë asnjë vlerë.
  2. Tropoja nuk fal përcarjen e PD, ka humbur besimin në këtë opozitë që është rikthyer në qesharake duke luftuar njëri tjetrin për luftëra të vogëla duke lënë pas dore luftën e madhe. Luftëra egoiste, personale duke harruar votuesit që i besojnë dhe presin ndryshime nga ata.
    Nga disa infomracione të thjeshta mora vesh se Z.Rexhe Byberi ka marrë mbështetjen absolute nga familjet e mëdha në Tropojë. Dhe kjo është përsëri për tu analizuar. Pse familjet e mëdha të një bastioni të djathtë do mbështesnin një force tjetër?

    Thuhet se ka mbajtur premtimet e dhëna në mandatin e tij të parë dhe për këtë personalisht e përgëzoj dhe uroj që të vazhdoj të bëjë punë të mira për atë perlë të veriut të Shqiperisë. Bukuria natyrore e tropojës ndërthuret nga bukuria e traditave te tropojanëve. Tropja e alpeve, flisë, e valleve, e besës, e mikpritjes dhe e burrërisë.

    Kjo tropojë që dha kontribut të pacmuar në luftën e Kosoves nuk mund të zgjedh gabim!
    Ajo zgjedh për të dhënë dhe një mësim atyre që menduan se e kishin ne xhep. Ej, nuk futet Tropoja me virtyte të mëdha në xhepin tuaj të vogël.

    Tropoja sot zgjodhi individin! Nuk zgjodhi as blu as rozë. Tropoja si gjithë Shqipëria nuk i beson më ngjyrave partiake prandaj asnjë fitore mos e shisni si fitoren e partise. Partitë që idealizonin zhgënjyen cdo vit e cdo ditë.

    Fitorja e thellë e partisë në pushtet nuk tregon se dashurojnë këtë parti. Tregon se nuk duan këtë alternativë. Alternativë që ka pasur pushtet edhe kur nuk ka qënë në pushtet dhe e vetmja gjë që bëri është përcarja e brendshme për interesa personale.

    Kur stë duan në vendin tënd mirë është që të kuptosh që dicka ke bërë gabim!
    Prandaj shqiptarë reflektoni! Partitë dhe kryetarët e tyre janë të fuqishëm se i beni ju , unë, ne të tillë.

    Mendoni kë fuqizoni sot që nesër të shikoni fëmijët tuaj në Shqipëri dhe jo rrugëve te botës.
Share: