Serbët që u transportuan të premten nga kompani të Kosovës për në tubimin e Vuçiçit në Serbi, kanë fyer dhe kanë provokuar shoferët shqiptarë.
Në një video të siguruar nga KosovaPress, serbët të cilët mbështesin presidentin e Serbisë, dëgjohen teksa provokojnë me fjalët “Kosova është Serbi”.
Komunikimi në video:– Zoti ndihmoftë, Zoti ndihmoftë, Zoti ndihmoftë, Zoti ndihmoftë a kuptoni, nuk kuptoni si nuk e kupton serbishten. Flisni serbisht, nuk dini serbisht.
– Nga je?
-Nga Serbia, Kosova tokë serbe, rroftë Kosova, rroftë Serbia, Kosova tokë serbe , Perandori Dushan, Djuraç Kastriot – serb, Djuraç Kastriot, rroftë Djuraç Kastrioti, serbi Djuraç Kastrioti. Rroftë Serbia, rroftë Serbia, Kosova është serbe.
Top Channel