Home KRYESORE Amerika dhe Europa, s’duhet ta miklojnë por ta denacifikojnë Serbinë!

Amerika dhe Europa, s’duhet ta miklojnë por ta denacifikojnë Serbinë!

Sepse;”Ujku (Serbia) qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”

Nga Fadil Maloku

1.Dëshmia më e mirë për t’i kuptuar ambiciet po edhe synimet strategjike gjeopolitike të opozitës (me orjentime perëndimore) serbe e cila nga Europa dhe Amerika po shpresohet se mund ta demokratizoj, e madje edhe ta shtyjë që t’i pranoj vlerat dhe qytetërimin perëndimor, është demonstrimi që ndodhi në mbrëmjen e 28 qershorit në Beograd, në shenjë mbështetjeje për serbët nga Kosova.

  1. Në këte demonstrim (siç dijnë të mashtrojnë vetëm serbët!) u dëgjuan parreshtur fyerje e gjuhë denigruese e urrejtjeje ndaj shqiptarëve! Madje u dëgjuan edhe sharje e fyerje të shoqëruara me këngë nacionaliste (si ato të “balvan revolucionit të viteve 90-ta!?) për Kosovën dhe përgjithësisht për gjithë shqiptarët pa dallim!
  2. Ky fakt dhe ky akt, dëshmon më së miri se sa shumë është mishëruar e inkarnuar në “kapilarët” e mentalitetit dhe etnopsikologjisë serbe vlera e ortodoksizmit dhe nacionalshovenizmit ndaj popujve fqinjë! Evropa, e sidomos Amerika duhet ta kuptoj, se pa një denacifikim (ashtu siç ndodhi me gjermanët e paraluftës së dytë botërore) të plotë të Serbisë, aleanca dhe miqësia në rrethanat e një gjeopolitike të re për rajonin e Ballkanit, lëre që është e kotë (!), por, është edhe e pamundur! Sepse, si pozita ashtu edhe opozita atje e kanë shumë vështirë t’i konsumojnë vlerat e botës perëndimore. E fajtorë kryesor për këte (dez)orjentim të tyre tërësisht sociopatologjik, janë ortodoksizmi dhe nacionalshovenizmi serbo rus…
Share: