Home Gjeo-Ekonomia Lajmi për anulimin e mbledhjes së dy qeverive, reagon zyra e shtypit...

Lajmi për anulimin e mbledhjes së dy qeverive, reagon zyra e shtypit të Kurtit dhe zbulon si qëndron e vërteta

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas lajmeve për anulimin e mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës që është planifikuar për tu mbajtur ditën e nesërme.

Zyra e kryeministrit Albin Kurti ka mohuar lajmin dhe është shprehur se gjithçka është gati për zhvillimin e mbledhjes në Gjakovë.

“Mbledhja nuk është anuluar. Gjithçka është gati në Gjakovë. Kryeministri Kurti tani po merr pjesë në koncertin e sontëm atje të Ansamblit Shota dhe muzikantëve nga Kosova nga Shqipëria që është edhe uvertyrë për mbledhjen e nesërme. Për anulimin po dëgjojmë tani nga ju”-njofton qeveria e Kosovës.

360grade.al

Share: