Home Gjeo-Ekonomia “Të përbashkuar në Gjakovë”,axhenda e mbledhjes së përbashkët të qeverive Shqipëri-Kosovë

“Të përbashkuar në Gjakovë”,axhenda e mbledhjes së përbashkët të qeverive Shqipëri-Kosovë

Ditën e nesërme (14 Qershor) pritet të mbahet mbledhja e radhës mes dy qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Mbledhja e përbashkët do të zhvillohet në qytetin e Gjakovës dhe delegacioni nga Shqipëria pritet të mbërrijë aty në orën 11:00. Slogani i kësaj mbledhje është “Të përbashkuar në Gjakovë”.

Sipas axhendës zyrtare, në orën 11:30 është planifikuar që të nisë mbledhja e dy qeverive. Në 12:45 do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare, ndërsa në 13:15 është parashikuar një konferencë e përbashkët për shtyp e kryeminitrit të Kosovës Albin Kurti dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

AXHENDA E MBLEDHJES SË PËRBASHKËT TË QEVERIVE SHQIPËRI-KOSOVË

11:00 Mbërritja e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë Vendi: Biblioteka e Qytetit Delegacionet e dy Qeverive rreshtohen sipas ceremonialit përkatës nga Protokolli i Shtetit.

11:15 Mbërritja e Sh. T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë Vendi: Oborri i Bibliotekës së Qytetit. Në mbërritje, Sh. T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës mirëpret Sh. T. Edi Rama, Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Vijohet me himnet shtetërore nga banda frymore ushtarake e Kosovës dhe Shqipërisë.

11:30 Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë – Shqipëri Vendi: Biblioteka e Qytetit.

12:40 Foto e përbashkët Vendi: Para ndërtesës së Bibliotekës.

12:45 Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare Vendi: Teatri i Qytetit Hadi Shehu.

13:15 Konferencë e përbashkët për shtyp e Sh. T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Sh. T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë Vendi: Teatri i Qytetit Hadi Shehu.

13:45 Homazhe te Lapidari i Dëshmorëve të Gjakovës Vendi: Lapidari i Dëshmorëve të Gjakovës.

14:00 Drekë zyrtare shtruar nga Sh. T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, në nder të Sh. T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe delegacioneve të dy Qeverive Vendi: Restaurant Hani i Haraçisë.

16:00 Takimi i dy Kryeministrave me Kryetarët e Komunave të Zonave Kufitare (Gjakova, Peja, Deçani, Prizreni, Dragash, Tropojë, Kukës dhe Has) Vendi: Hoteli Qarshia e Jupave.

Share: