Home KRYESORE Manastirliu: Mjekët konsulta jashtë orarit të punës, tarifa përcaktohet nga bordi

Manastirliu: Mjekët konsulta jashtë orarit të punës, tarifa përcaktohet nga bordi

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut, në një dalje për mediat, në përfundim të mbledhjes së qeverisë këtë të enjte ka folur për çeljen e autonomisë spitalore dhe aktet e kaluara nga qeveria sa i takon fushës së Shëndetësisë.

Manastirliu thotë se përmes praktikës dyfishe mjekët mund të kryejnë konsulta jashtë kohës së punës që mjeku ka me spitalin ndërsa tarifa përcaktohet nga bordi i spitalit.

Megjithatë, ajo thotë se jo të gjitha spitalet mund ta kryejnë këtë praktikë, pasi do duhen të kenë kartën e autonomisë menaxheriale.

“Çelja e autonomisë spitalor. Akti që ka kaluar sot është për mundësinë e ofrimit jashtë regjimit të punës të përcaktuar nga punëdhënësi në regjistrat antiambulatore. Është një akt i cili ka një praktikë dyfishe. Të gjitha spitalet që do të ecin me modelin e ri me kartën e autonomisë menaxheriale do të kenë mundësi për instrumentin për praktika dyfishe. Pra kjo i lejon mjekët të kryejnë konsulta ambulatore jashtë sistemit të regjimit të punës apo të referimit për pacientë që zgjedhin mjekun. Pra mundet të kenë mundësinë të konsultohen me mjekët që duan, jashtë kohës së punës që mjeku ka me spitalin duke përcaktuar pagesa të tjera të përcaktuara nga bordi i spitalit. Kjo do ndodhë vetëm në ato spitale që kanë autonominë spitalore dhe kartën menaxheriale.”- thotë Manastirliu.

Share: