Home KRYESORE Për mision jo për karrige! Nga Azgan Haklaj

Për mision jo për karrige! Nga Azgan Haklaj

Lulzim Basha mendoj se do të rithehet me votë në krye të demokratëve shqiptar si misionar dhe dhe jo për një karrike si kryetar.
Kjo që them nuk është tezë suporti dhe as një simpati vetjake.
Është argumenti pa ndikim i Azgan Haklajt, i një ish të përsekutuari nga të gjithë regjimet që përjetova me mënyrën e tyre.
Një ish deputeti e lideri demokrat të Malësisë së Gjakovës(Tropojës) që u masakrua nga pushteti dhe falangat e Ilir Metës për të ushqyer pa dashjen e ndergjegjen time pashallaret e spiunët e Ramiz Alisë që do minonin përjetësisht jo vetëm aspiratën e kauzën tonë por do të transferonin ëndërrat tona antikomuniste tek ekstremi i majtë me në krye Ilir Metën!
Ndoshta falë ekzistencës se binomit Berisha-Meta jemi i vetmi vend në lindje që akoma i mbajmë në laboratorin e politikës aktive këto kavie të cilat kanë për t’u depozituar në bodrumet e errta të harresës e neverisë shqiptare, kur historia të shkruhet me drejtësi!
Natyrisht nuk dua të ndalem për atë ç’farë kam bërë sepse e kam ndërtuar jetën time jo në bazë marrdhëniesh klanore e folklorike por mbi principe të cilat më burojnë nga gjeneza e cila për të majtët e Bermudës përkthehet djallëzi, tradhëti e pushtet, ndërsa tek unë ngelet vetëm qëndresë e dinjitet.
Por në këtë reagim e kam fjalën për misionarin e shpresën tonë të vetme momentalisht si demokrat Lulzim Bashën për të gjithë qëndrestarët, antikomunistët e idealistët që aspirojnë të përmbysim këtë regjim kleptokratik.
Zoti Basha për cilindo nga ne që pandemia politike kinezo-ruse nuk jua ka fshirë memorien ishte dhe do të jetë shpresa unike për të na sjellë në pushtet (jo pushtet për pushtet) por pushtet modern të pakapur në të kaluarën e konspiracioneve dhe pseudonimeve..!
Natyrisht siç kryqezuan Kenedin në Dallas dekada më parë me të njejtën strategji veproi dhe Triumvirati në Shqipëri ndaj Lulzim Bashës, por falë Zotit ai është sot në fushën e betejës së Nderit me Sanço Pançot e Gorbaçovit e Vuçiçit.
Jam i prirur të besoj në triumfin e demokratëve e suksesin e Luzim Bashës, ndoshta shumë më parë se në vitin 2025!.
Lulzim Basha nuk është Krishti por besoj se shpejt do përjetojë ringjalljen në këtë verë të nxehtë për ti mëshiruar në stinën e ngricave pse jo në qeli korrupsioni trekendëshin e Bermudes!

Share: