Home KRYESORE Pse Gjykata Kushtetuese nuk po e publikon vendimin për Bordin e RTK-së?

Pse Gjykata Kushtetuese nuk po e publikon vendimin për Bordin e RTK-së?

Nga Gurakuç Kuçi

Dixhitalizimi i papërfunduar, shërbimet e shtrenjta të internetit dhe kabllorit: Heshtja e KPM-së, mos-zbatimi i ligjit dhe dështimi i RTK2 për të arritur në veri të Kosovës!

Pse procesi i dixhitalizimit të frekuencave televizive, një kërkesë për anëtarësim në Unionin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU), nuk është përfunduar në Kosovë dhe nuk po bëhet asgjë në këtë drejtim?
Me multipleksët nga digjitalizimi marrja e shërbimeve televizive nëpërmjet kabllorëve do të ishte vetëm alternativë dhe jo një lloj imponimi sic është sot pasi do kishte me dhjetëra kanale gratis që do mund t’i shikoje në HD

Cilët ishin individët përgjegjës për pengimin e zhvillimit të frekuencave digjitale, duke rezultuar që shërbimet e internetit dhe televizionit kabllor të bëhen më të shtrenjta në vend të asaj më të lira?

Faturat aktuale për internetin dhe kabllorin ofrojnë pak vlerë përtej kanaleve të shumta pornografike, serialeve me cilësi të ulët dhe kanaleve të huaja. Çuditërisht, këto fatura shpesh tejkalojnë kostot e ujit, mbeturinave dhe faturave të energjisë elektrike të kombinuara.

Pse Komisioni i Pavarur për Media (KPM) nuk ka qenë aktivisht i përfshirë në adresimin e kësaj çështjeje, si në të kaluarën ashtu edhe tani?

Pse nuk është zbatuar në mënyrë efektive ligji për KPM-në, i cili ka prioritet prodhimin vendas dhe të përshtatshëm?

Pse RTK (Radio Televizioni i Kosovës), Kuvendi dhe Qeveria nuk kanë marrë masat e duhura për të siguruar që kanali i dytë i RTK-së, që transmetohet në gjuhën serbe, të arrijë në rajonet veriore të Kosovës ku serbët përbëjnë shumicën?

Ky kanal i krijuar për serbët nuk shpërndahet atje ku serbët janë shumicë!

Pse ARKEP dhe KPM vazhdojnë të neglizhojnë ndalimin e zgjatjes së valëve pa leje dhe transmetimeve të ndryshme të paautorizuara në Kosovë?

Pse KPm nuk ka marrë masa për të rregulluar taksat e televizionit për të garantuar drejtësi për të gjithë?
Tani televizionet lokale paguajnë dy herë më shumë taksë se televizionet kombëtare!

Pse kanalet si BBC, CNN, Euroneës dhe kanale të tjera të rëndësishme renditen më poshtë se kanalet seriale (të cilat janë në renditje tek 30 pozicionet e para), duke sugjeruar kështu një paragjykim në favor të kanaleve seriale?

Pse qeveria, kuvendi, agjencione e komisione dhe prokuroria nuk i kanë trajtuar këto çështje vendimtare?

Kosova në fushën e shpërndarjes së shërbimeve kabllore dhe internetit ka sistem ekonomik oligopol ku ekziston një kompani që kontrollon afërsisht 80% të tregut dhe pjesa tjetër që veprojnë sipas sunduesit të tregut.

Share: