Home Gjeo-Ekonomia Perëndimi, komunizmi dhe Albini/ Rama: Ata që refuzojnë planin tim, janë me...

Perëndimi, komunizmi dhe Albini/ Rama: Ata që refuzojnë planin tim, janë me mendësi komuniste

12 qeshori i Edi Ramës, më shumë se sa ditëlindja e Partisë Socialiste, ishte dita kur NATO hyri në Kosovë 24 vjet më parë.

Se fokusi i kryeministrit shqiptar ishte matanë kufirit, u duk herët në mëngjes me këtë postim, por u bë më e dukshme në festën e partisë në mbrëmje.

Socialistët i arratisi nga fitora e 14 majit, për t’i zhvendosur në Prishtinë, aty ku dërgoi mesazhe të qarta, pa u kujdesur të fshehë mendimet e tij.

“Është pritur tej mase mirë nga aleatët dhe partnerët tanë”.

Shqetësimi i Edi Ramës për fatin e shqiptarëve përtej kufirit por edhe për marrëdhënin e qeverisë së Kosovës me Perëndimin, u duk qartë edhe në këtë përkufizim.

Me këto korsi të kundërta veprimi, Edi Rama dhe Albin Kurti do të takohen bashkë të mërkurën në teatër.

Teatri i Gjakvës është shtëpia e mbledhjes së 9-të të përbashkët mes qeverisë sonë dhe asaj të Kosovës, dhe ngelet për tu parë nëse të dy kryeministrat do të dalin aty me punë, apo për shfaqje.

360grade.al

Share: