Seksi vazhdon të mbetet temë tabu në Shqipëri.
“I trembemi seksit, korniza morale e shoqërisë këtë gjë e ka parë si sekret të frikshëm për të cilin nuk mund të flitet. Mund të flitet vetëm në dhomë, mundësisht me drita të fikura. Kjo shoqëri vuan ose nga tirania e opinionit publik, ose nga ndershmëritë false ose hipokrizia morale që na vjen nga sistemi i kaluarës. Boll me gjykime idiote, boll me konceptin që duke folur për seksin në shkollë apo në familje, ndikon negativisht, jo!”-shprehet mjeku Gëzim Tushi për emisionin “Më lër të flas”.
Sociologët mendojnë se shqiptarët kanë ende komplekse për seksin. 33 vite pas komunizmit, kompleksiteti shkon deri aty sa janë jo të paktë ata që trokasin në dyer të mjekëve për arsye absurde.
“Ka pasur kërkesa për atë që quhet plastika himenale. Vijnë dhe kërkojnë qepje sikurse ka pasur edhe raste që kanë ardhur me partnerin për të verifikuar nga partneri nëse vajza është apo e virgjër.”-Ardi Prushi.
“Kjo vjen si rezultat i koncepteve që kanë një pjesë e meshkujve, këto janë mesjetare, këto janë të turpshme”-shton mjeku Gëzim Tushi.
Top Channel