Home KRYESORE “Është një mentalitet shqiptar…”/Rita Ora zbulon gjithçka në intervistën e “The Telegraph”!

“Është një mentalitet shqiptar…”/Rita Ora zbulon gjithçka në intervistën e “The Telegraph”!

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “The Telegraph” artistja e njohur me famë botërore Rita Ora ka zbuluar më shumë për karrierën e saj, projektet muzikore, dashurinë dhe jo vetëm…

Ajo ka nënvizuar se është gjithashtu krenare për trashëgiminë e saj familjare. E lindur me emrin e vërtetë Rita Sahatçiu në Prishtinë, ajo dhe familja e saj emigruan në Mbretërinë e Bashkuar si refugjate kur këngëtarja ishte një vjeçe, duke jetuar së bashku me katër anëtarët e familjes së saj në një dhomë të ngushtë në perëndim të Londrës.

Babai i saj ishte një mësues të cilit kur emigruan iu desh të punonte dy turne për të mbajtur fëmijët e tij, ndërsa nëna e saj ishte kameriere dhe studionte për t’u bërë një psikiatre, duke i mbijetuar dy betejave me kancerin e gjirit. Rita kujton:

Mamaja ime thoshte: ‘Ti je si unë, e ke gjakun tim në venat e tua’

Më pas shtoi se:

Është një mentalitet shqiptar i Evropës Lindore: çfarëdo që të ndodhë, ngrihuni, vazhdoni të mos dorëzoheni. Vazhdoni të ecni dhe vazhdoni të lulëzoni. /TAR

Share: