Home Gjeo-Ekonomia Kush dha urdhër të sulmohet Albin Kurti? | Lufta dhe Paqja

Kush dha urdhër të sulmohet Albin Kurti? | Lufta dhe Paqja

Avokati Tomë Gashi thotë se biseda e zhvilluar ndërmjet Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiç u regjistrua nga ky i fundit.

Në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, Gashi u shpreh se kundërshtarët politikë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i kanë gjetur këto regjistrime ditët e fundit dhe kanë vendosur t’i përdorin kundër qeverisë.

Sipas Gashit, radikalët e Listës Serbe duan të godasin Kurtin për shkak të situatës së tensionuar në veri të Kosovës.

“Por duket që deputeti i Listës Serbe ka inçizuar vetë veten, diku para 14 muajve dhe oponentët politikë të zotit Kurti e kanë gjetur këto 3 ditë që t’i bëjnë publike në sekuenca dhe t’i komentojnë sipas qejfit të tyre. Ne, anëtarët e Listës Serbe, duhet t’i shoqërojmë gjithmonë me dyshime dhe posaçërisht kur ata ende e kanë kryetarin e tyre në listën e zezë të SHBA dhe ka një fletë arrest për përfshirjen e tij në vrasjen e një politikani më liberal, Oliver Ivanoviç. Atë që e kemi parë si tensionim, është gjithçka e angazhuar, është e ditur që edhe radikalët e Listës Serbe kanë menduar që është koha për ta goditur zotin Kurti, për shkak të gjendjes në veri. Ai pranoi për shtensionimin e situatës në veri pasi ishte kërkesë e bashkësisë ndërkombëtare”, theksoi ai.

Kapiten Artur Meçollari e cilëson ‘flirtim politik’, bisedën e zhvilluar ndërmjet Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiç, që u regjistrua nga ky i fundit.

Në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, Meçollari u shpreh se biseda është bërë në zyrë shteti, çka e përbën më të rëndë ngjarjen.

“Unë e kam dëgjuar të gjithë bisedën. Biseda ka një problem, në gjykimin tim. Unë e kuptoj që në parlament, për shkak të votave ka flirtime politike dhe duket qartë që është një flirtim politik për marrjen e votave. Por biseda është bërë në një zyrë shteti, dhe këtu qëndron problemi. Nuk është bërë në një kafene, është bërë në një zyrë shteti. Për më tepër, e para është fjalori i përdorur. E dyta, zonja ka folur në telefon dhe nuk e mohon gjatë bisedës, që ka folur me të kërkuarin, me kriminelin që është në arrati, Rajdoiçiç. E kuptoj që biseda është bërë në kuadrin e flirtimit politik.

Ka një flirtim politik për çështje votash dhe këto flirtime, normalisht në parlamente ndodhin rregullisht, por etika e përdorur në telefonatë, nuk më rezulton që të jetë një lloj pozicioni i shtetarit”, theksoi ai.

Kolonel Dritan Demiraj sheh serbët një hap përpara, teksa sipas tij, me përgjimin e publikuar, të bisedës së zhvilluar ndërmjet Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiç, që u regjistrua nga ky i fundit, arritën të konfrontojnë partitë politike në Kosovë.

Në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, Demiraj u shpreh se partitë politike në Kosovë nuk e kanë pjekurinë e duhur për t’i trajtuar ☼ështjet me qetësi dhe përgjegjësi.

Sipas Demirajt, opozita duhet të ishte më e përmbajtshme.

“Me dhimbje, jo vetëm unë, por të gjithë ne që jetojmë këtu në disaporë, për arsye sepse, edhe një herë më tepër, serbët janë një hap përpara. Arrijnë që nëpërmjet këtij përgjimi, të realizojnë atë që është objektivi i vazhdueshëm i Serbisë, konfrontimi ose lufta midisa partive ose forcave politike, të cilat nuk kanë pjekurinë e duhur që t’i marrin me qetësi dhe me përgjegjësinë e duhur, për të cilat i kanë votuar zgjedhësit në Kosovë. Do duhej, në gjykimin tim që opozita të ishte më e përmbajtshme dhe ta merrte pak më me qetësi këtë, jo të diskretitonte parlamentarët e saj përpara gjithë botës.

Pamje që nuk i bëjnë aspak nder Kosovës, sidomos në këto momente që po kalon Kosova”, theksoi ai.

360grade.al

Share: