Home Gjeo-Ekonomia KUSH s’ mund të jet PROAMERIKAN🇺🇸?

KUSH s’ mund të jet PROAMERIKAN🇺🇸?

Nga Fadil Maloku

  • proamerikan, s’mund të jenë ata politikan autokrat lokal e rajonal që sa herë që përpara u paraqitet një interes meskin sociopolitik i devijojnë vlerat dhe kulturën që e “prodhoj” demokracia amerikane;
  • PROAMERIKAN, s’mund të jenë ata politikan që e mashtrojnë qytetarinë e shtetit të vetë për qëllime klanore,fisnore, partiake e ideologjike;
  • PROAMERIKAN, s’mund të jenë ata politikan, që në emër të qeverisjes protagoniste e dojnē dhe e çmojnë më shumë pushtetin autokrat se sa shtetin demokratik;
  • PROAMERIKAN, s’mund të jenë ata politikan, që më shumë e preferojnë argumentin e fuqisë, se sa fuqinë e argumentit;
  • PROAMERIKAN, s’mund të jenë ata politikan që vend të mendimit të lirë, preferojnë mendimin autoritar dhe dogmatik;
  • PROAMERIKAN, s’mund të jenë ata politikan që për tenderomani ta shesin interesin kombētar si “nē bahçe të babës”;
  • PROAMERIKAN, s’mund jenë ata politikan që ditën ia mbajnë “zhagun” Amerikes, e natën Rusië e Serbisë;
  • PROAMERIKAN, s’mund të jenë ata politikan që se pranojnë exeptionalizmin amerika, që nënkupton besimin se Shba-ës, se janë të dallueshme, unike e shembullore në krahasim me shtetet tjera;
Share: