Nga Muhamet Kelmendi
Ne Bratisllave te Sllovakise u be takimi midis kryenegociatorit te Kosoves z.Bislimi dhe atij te UE, z Lajqak. Nga takimi dolen disa vendime, qe de-fakto dergojne te vendosja e pushtetit serbomadh ne kater komunat e veriut te Kosoves.
Vendimet ishin:
- Zvogelimi i numrit te policeve te Kosoves neper komuna dhe rreth komaneve ne veri per 25%.
- Analizimi i gjendjes ne veri me strukturat e sigurise, si KFOR, EULEX etj., koha pa kohe, per te ecur ne masat tjera.
- Perkatitjen e zgjedhjeve ne veri te Kosoves.
- Punen e perkashket qe zgjedhjet te behen mbi bazen ligjore.
- Mos te ndermerret asnje veprim qe dergon ne keqesimin e gjendjes ne veri te Kosoves.
Nga qendrimet e tilla verehet se tera masat e ndermarra deri me tash hiqen gradualisht nga fuqia e tyre e veprimit dhe shkohet ne zgjedhje te reja dhe te jashtezakonshme ne kater komunat e veriut te Kosoves.
Thjesht:
Zgjedhjet e reja do te mbahen dhe ketu ne pushtet domosdo do te vijne kandidatet e percaktuar nga shteti serb, te cilet nepermjet Listes serbe do te futen ne zgjedhjet e jashtezakonshme.
Qendrimi qe mos te ndermirren masat tjera qe rrezikojne gjendjen nenkupton, kuptohet ne interpretim logjiko-autokton, mos arrestimin e krimineleve dhe mosndalimin e kandidateve per ansambleiste dhe kryetar te komunave ne verite vendit.
E kete pikerisht para zgjedhjeve duhet ndermarre.
Me keto vendime do te kemi pushtetin e njejte si me heret. Edhe njerezite e edhe ana juridiko-politike e shoqerore mbesin te njejta. Asgje nuk ndryshon.
Mbetet e paqarte se si do te veprohet me policet e Kosoves?
Kur mendohet te largohen nga komunat?
Cfare statusi do te merre veriu etj.?
Mendohet se policet gradualisht do te zvogelohen ne numer, mos edhe te largohen teresisht, duke i leshuar vendin ushtareve te KFOR-te dhe policeve te EULEX-te. Mundet qe OSBE te merre edhe rrolin e organizimit te zgjedhjeve ne veri.
Faktet e tilla tregojne se keshtu humbe sovraniteti i shtetit. Futet veriu nen ombrellen e Rezolutes se KS te OKBS-se nr. 1244 dhe del territori pa status.
Ketej, kerkohet qe paraprakisht dhe ne vije te veprimeve te ndermerren masat e vecanta sipas Marreveshjes se Bruxelit dhe Aneksit te Ohrit.
Kerkohet qe per veri te kete qartesi juridike, ekokomike e organizative.
Nuk duhet lene ceshtjen ne amulli statusore, sepse vetem krijon rreziqe, e cila shpie drejte konfliteve. Veriu i Kosoves eshte pjese e intergritetit territorial te Kosoves dhe kjo duhet te sanksionohet.
Me kete krijohet baza e shtetit ligjor. Ndersa, ecja ne zgjedhje, pa kete, vetem probleme krijon.
Marreveshja e Bruxelit dhe aneksi i Ohrid kerkohet te zbatohen ne perpikemeri dhe ne menyre kronologjike. Me ate krijohen edhe kushtet per zgjedhje dhe dihet se ku po shkon veriu.
Nese nuk zbatohen keto dy marreveshje juridike, nuk dote kemi as zgjidhje te eshtbes ne veri.
Gjendja mbetet e njejte.
Zgjedhjet ne veti, pa e zbatuar marreveshjen dhe aneksin, krijojme gjendje te njejte, si me heret. Ashtu behet baza per te demetuar intergritetin e Republikes. Krijohen kushtet per shtet serb.
Kete nuk duhet lejuar.