Home KRYESORE BLUETOOTH… Nga Artan Gjyzel Hasani

BLUETOOTH… Nga Artan Gjyzel Hasani

BLUETOOTH

mbase do t’i shkruash ti poemat e mia
kur unë të mos jem më…

diçka do të ndodhë kur t’i vësh pranë
shpirtin tim
dhe
mendjen tënde
e pamundur të mos ndodhë
se fundja njerëzore janë
edhe mund të gabojnë
dhe të bien në dashuri bashkë
si në legjendat
i vdekur me të gjallë…

dhe nëse s’ndodh
s’ka gjë
nuk prishemi për kaq pak
une do t’i marr me vete atje
dhe ti këtu
s’do të kesh më frikë nga vdekja…

(nga vëllimi poetik “IDIOTICUS”, 2022)
©artangjyzelhasani

Share: