Home Gjeo-Ekonomia Mesdheu po vlon nga i nxehti, temperatura e sipërfaqes së detit thyen...

Mesdheu po vlon nga i nxehti, temperatura e sipërfaqes së detit thyen rekordin historik

Në mes të nxehtësisë ekstreme që po prek pjesën më të madhe të Evropës Jugore dhe Afrikës Veriore, ujërat e Detit të Mesdheut kanë shënuar të hënën temperaturën më të lartë në histori.

Temperatura, sipas qendrës më të madhe kërkimore detare të Spanjës shënon një rekord për 20 vitet e fundit.“Një rekord i ri për periudhën 1982-2023 u thye për temperaturën mesatare ditore të sipërfaqes së detit prej 28.71 gradë Celsius“, raportuan studiuesit nga Instituti i Shkencave Detare në Barcelonë pas analizimit të të dhënave satelitore të marra nga Observatori Evropian i Kopernikut.

Rekordi i mëparshëm ishte 28.25 gradë dhe u regjistrua më 23 gusht 2003.

“Këto të dhëna do të duhet të konfirmohen nga Copernicus, por ne jemi të bindur se (…) temperatura mesatare, deri në decilin e parë, është përgjithësisht e saktë“, thanë studiuesit Justino Martinez dhe Emilio García.

Ndërkohë, në nivel lokal, temperatura i kaloi 30 gradë (4 gradë mbi normalen për sezonin) në ujërat midis Siçilisë dhe Napolit.

360grade.al

Share: