Home Gjeo-Ekonomia Mbarimi i Traktatit të Lozanës 2023-ankth,sfiddë dhe kërcnim për BE në!

Mbarimi i Traktatit të Lozanës 2023-ankth,sfiddë dhe kërcnim për BE në!

Nga Korab Blakaj

Traktati i Lozanës i vitit 1923, është plagë e pambyllur për Turqinë që sakatosi qenjen dhe shpirtin e kombit turk,reduktoi gjeografinë e Përandorisë Osmane duke e detyruar atë të heqë dorë nga territoret e mëdha që i përkisnin me shekuj.

Turqit e shohin Konventën, si një dokument themelues të Republikës Turke.Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan në fjalimin e tij para kryetarëve të bashkive që u mblodhën në kompleksin presidencial në kryeqytetin Ankara, foli sërish për traktatin, duke bërë thirrje për rishikimin e Traktatit të Dytë të Lozanës, të nënshkruar në vitin 1923, i cili vendosi kufijt e Turqisë.

Erdogan deklaroi se “kundërshtarët e Turqisë” e detyruan atë të nënshkruajë “Traktatin e Sevres” në 1920 dhe “Traktatin e Lozanës” në 1923, duke detyruar Turqinë për të braktisur ishujt në detin Egje në Greqi.
Andaj takimet e Erdoganit me kryetarët e bashkive, figurat eminente fetare dhe publike janë për të dërguar mesazh historik dhe politik jashtë dhe brenda Turqisë se nje epokë e dhimbshme , e padrejtë ,denigruese dhe sanksionuese ndaj Turqisë dhe kombit turk përmbyllet me mbarimin e Traktatit 100 vjeqar të Lozanës.
Republika moderne turke u themelua sipas Traktatit të Lozanës të vitit 1923,aleatët fitimtarë në Luftën e Parë Botërore, imponuan një sërë kushtesh të padrejta dhe të dhimbshme ndaj Turqisë;si konfiskimin e të gjitha pasurive nëpër vendet e sunduara nga Përandoria Osmane,shpalljen e ngushticës se Bosforit si një korridor ndërkombëtar që nuk e lejon Turqinë të marrë tarifa nga kalimet e anijeve që kalojnë nëper Ngushticen e Bosforit.

Këtë vit përfundoi përiudha 100 vjeqare e këtij Traktati. Presidenti Erdogan është duke paralajmëruar botën se Turqia do të hyjë në një epokë të re me synime te reja politike, strategjike dhe ekonomike, duke filluar me kërkimin e naftës nëndetare në zonat e ndaluara me Traktatin e Lozanës, me hapjen e një kanali të ri gjigant që lidh dy detet, Detin e Zi dhe Marmara, për të anashkaluar Ngushticën e Bosforit dhe si për të siguruar një burim të madh të të ardhurave buxhetore nga tarifat e trafikut detar gjithnjë në rritje . Turqia e post Traktatit te Lozanës ka shume për tu adresuar Fuqive të Mëdha gjithashtu post Traktatit të 1923. Ajo marrëveshje e 100 viteve ka potencial të shkaktojë tensione politike mes Turqisë dhe Bashkësisë Ndërkombëtare e sidomos me fqinjët e saj -konkretisht Greqinë.

Marrëveshja fillimisht filloi me “Traktatin e Sevrës”

Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore në vitin 1918, fuqitë fitimtare aleate nënshkruan “Traktatin e Sevrës” më 10 / gusht 1920, duke e ndarë territorin e Përandorisë Osmane, dhe duke ua dhënë shumicës së kombësive joturke në Përandorinë Osmane.Më pas u mbajt “Konferenca e Lozanës II”, punimet e së cilës zgjatën tre muaj dhe rezultuan me nënshkrimin e “Traktatit të Lozanës” një marrëveshje paqeje ndërkombëtare më 24 korrik 1923 në hotelin “Beau Rivage Plus” në Lozanë, në jug të Zvicrës.

Traktati përfshinte 143 nene të shpërndara mbi 17 dokumente që varionin midis “Marrëveshjes”, “Kartës”, “Deklaratës” dhe “Aneksit” dhe trajtonin marrëveshjet e pajtimit midis palëve, nënshkruesve të traktatit, dhe rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis tyre, “sipas parimeve të përgjithshme të së Drejtës Ndërkombëtare”.

Ndarja e trashëgimisë se Përandorisë Osmane, akti i fundit i Traktatit te Lozanës

Traktati njohu kufijtë e shtetit modern Turk, ku kërkesat e aleatëve për Autonominë e Kurdistanit Turk u zëvendësuan në këmbim të tokave në Armeni.Shtetit të cunguar Turk ju lejua të vendosë kontrollin mbi transaksionet financiare në Turqi edhe mbi forcat e armatosura.

Traktati i dytë i Lozanës çoi në njohjen ndërkombëtare të sovranitetit të Republikës së Turqisë si pasuese e Përandorisë Osmane.

Traktati detyroi Turqinë të shkëmbente popullsinë myslimane të Greqisë – lexo shqiptare me popullsinë ortodokse greke të Izmirit!( etnocidi mbi Çamërinë)

Dokumenti i Traktatit specifikon se Turqia pas skadimit të Traktatit, gëzon të drejtën të bëjë kërkime eksploruese për naftë dhe t’i bashkohet listës së vendeve prodhuese të naftës, si dhe të drejtën mbi tarifat nga anijet që kalojnë përmes ngushticës së Bosforit.

Profesori turk, specialist i marrëdhënieve ndërkombëtare, Mustafa Sidqi Bilgin deklaroi: Atëherë Turqisë iu imponua braktisja e Mosulit në Irak, duke e kushtëzuar që ajo të mos ndryshonte kufijtë ose statusin e saj në atë kohë, gjë që ka ndryshuar gjatë dekadave të fundit. ”Qyteti i Mosulit, ra nën kontrollin e osmanëve nga fundi i shekullit XV deri në fund të Luftës së Parë Botërore.Pas zbulimit të naftës Mosuli u administrua nga Franca dhe Britania përmes Traktatit të Anulekarducit dhe të Konventës së Anulkaraonit për të drejtën e eksplorimit nëntokësor të Mosulit.

Ankthi i Lozanës se Dytë , është në tryezën e diskutimit, zanafilla e frikës filloi të dilte në sipërfaqe me përfundimin e skadimit të Traktatit, gjegjësisht me tentativën për grusht shtet ndaj Erdoganit në mesin e vitit 2016, si dhe me betejën e al-Riqqa në Mosul.
Fundi i “Traktatit të Lozanës 2”, sjell ankthin e pashmangshëm të Përendimit, a do të kthehet Turqia në një përandori moderne osmane në rajon? A do të ndryshojë harta gjeopolitike dhe ekonomike e rajonit?

Dhe pytja e frikshme -si, me çfarë metodash, rrethanash, dhe dinamike mund të bëhët rinovimi i trashëgimisë osmane? Nëse aspiratat turke fillojnë të marrin qasje kërcnuese , si do t’i kundërvihen Fuqitë e Mëdha kësaj sfide kërcnuese? A do të shohim luftëra të reja pas vitit 2023?

Për të evituar tensionin politik eventual midis Turqisë dhe disa vendeve të Bashkimit Europian, ndoshta diplomacia ndërkombëtare duhet ta gjejë një Nen në të Drejtën Ndërkombëtare që parashikon vlefshmërinë e traktateve ndërkombëtare vetëm për 100 vjet?”.

A është e mundur që Turqia t’ia bëjë si Gjermania e viteve 30-ta duke anuluar Traktatin me Fuqitë e Mëdha vetëm 20 vite pas nënshkrimit të tij!?

Share: