Me rastin e festës së Vidodvanit pak ditë më parë, vizita e djalit të Aleksandër Vuçiç dhe një kontroll nga policia e Kosovës, u kthye në ‘mollë sherri’ kjo sepse Presidenti serb tha se djali i tij ishte keqtrajtuar nga policia e Kosovës.
Shkrimtari i njohur shqiptar Naser Aliu e përshkruan ndryshe ngjarjen. Ai i ka kushtuar presidenti serb një shkrim të gjatë kritik ku thotë se një baba normal nuk dërgon djalin e vetë aty ku ka kryer gjenocid. “…
Nëse e dërgon dhe je i bindur se atje nuk mund të ndodhë asgjë, atëherë ti djalin ose nuk e do fare, ose e rrezikon qëllimisht, ose i beson kulturës së lartë të mos-hakmarrjes. Ti je një baba që mburret me rrezikimin apo edhe flijimin e djalit tënd dhe sikopatë të tillë ka kudo” – shkruan Aliu Sipas tij, “Djali i Vuçicit për fat të keq ishte vetëm viktimë e manipuluar e babait dhe ardhja e tij për të provokuar, tregon helmimin që ia ka shkaktuar prindi. Policia e Kosovës bëri një gabim. Ajo është dashur vetëm ta ruaj çunin, por jo ta detyrojë për të zhveshur fanellën”.
Ndër të tjera, shkrimtari thotë se Vycic nuk eshte njëri normal. Ai është ekstremist, i cili para pak kohe mobilizoi armatën për të vrarë akoma më shumë shqiptarë në Kosovë, domethënë për të vazhduar aty ku kapitulloi ish-shefi i tij, Millosheviçi. “Qëllimi i Vucic ishte të krijonte një lajm botëror: se djalin ia burgosën apo ia rrahën terroristët e Kurtit” – shkruan Naser Aliu, duke parashikuar se paskesaj, “Perëndimi do të ishte trazuar. Borrelli do të kishte akuzuar Kurtin. Lajçaku do të kishte akuzuar Kurtin, njësoj edhe Eskobar.
Në fund, do të fliste edhe ambasadori rus në Beograd dhe vetë Putin në Moskë!” Shkrimtari analsit shkruan edhe se “Qeveria e Kosovës herën tjetër nuk duhet t’i lejojë hyrjen djalit të Vucic, apo të politikanëve tjerë serb, sepse ka shumë familje shqiptare të tmerruara nga Serbia. Ata janë të traumatizuar dhe sakatuar” Ndërkohë, në Veri të Kosovës, kriminelët serbë janë armatosur ose vazhdojnë të armatosen.
Dhe çfarë bën Vuçici tani? Dërgon djalin për të provokuar shqiptarët. Ai manipulon, politizon, instrumentalizon dhe e bën atë vegël. Djalin e vet!!! “A mund të quhet baba një I tillë” – pyet Shkrimtari i njohur shqiptar Naser Aliu E gjitha kjo nuk është gjë e re për ne, por çudia e madhe është se Perëndimi demokratik ushqehet me iluzione se ky konflikt mund të zgjidhet duke e përkëdhelur ekstremistin radikal, pinjollin e Millosheviqit dhe marionetën e Putinit…
https://www.youtube.com/embed/n2LE9ZLHGR4?start=37&feature=oembedRELATED TOPICS