Home KRYESORE ” Të rrofsha kokën Vuçiç…”

” Të rrofsha kokën Vuçiç…”


Nga Fejzo Subashi.

Vuçiç ne këtej nga Jugu, kemi një shprehje ” Të rrofsha kokën” …

Smë mbetet gjë tjetër Vuçiç vetëm ti referohem shprehjes popullore të krahinës time të origjinës, kur në raste të tilla përdor një shprehje të madhe dhe shumë domethënse….” Të rrofsha kokën” Më duhet kohë ta shpjegoj përse e përdorim. Në fakt nuk e përdorim kollaj, por nga i shkreti hall, e sidomos kur të zë rrota bishtin e nuk ke nga ja mban….

E si mos ta bëj këtë kur ti tallesh e sjell vërdallë jo një, por një armatë të tërë liderësh Europian dhe më sumë se ta…

E si mos ta them këtë kur ti jo vetëm të zezën e bënë të bardhë dhe të bardhën të zezë, por edhe “babanë e lë shtatzënë”. E si mos ta them këtë kur thua në Sërbi nuk “lindin as gratë” , por “mushkat xanxare pjellin ” çdo natë.


E si mos ta them këtë kur ti jo vetëm mushkën e bënë të pjellë, por dhe të “vdekurit” i bën mercenar….
Si mos ta them këtë kur të gjithë besojnë se toka nuk rregullohet rreth diellit , por rreth “menders” së zotëris sate…


E si nos të then “Të rrofsh kokën” kut ti sot liderët dhe politkbërsit Evropianë i vë në rresht e të bëjnë fresk, të mbajnë :iso ” për këngët që këndon. E si të mos ta them kur jo hundët që nuk mbyllin për erën e keqe të “pordhët ” që lëshon, por të dëgjojnë me shumë vëmëndhdje “oshtimën ” se deri ku shkonë.

E si mos të them kur të ulen në gjunjë dhe të thonë shiko se mos na bëshë ndonjë hata me Putin tënd vëlla. E si mos ta them kur të thonë, po deshe bjer vetë se nga ne askush s’të rrëzon… E si mos të gërtas dhe me zë të lart të them: ” Të rrofsh kokën Vuçiç” kur ti të “vret” në mes të ditës si mundesh e me sa mundesh, ku në vend të quajnë vrasës, të qajnë hall dhe për viktim të ngushëllojnë përzemërsisht më mall.

Si mos të them, kur dhe vëllezërit tanë më shumë për ty mendojnë, nuk ka farë për ta rëndësi, se nga plagët e tua nënë , motër dhe vëlla ka shekuj që lëngon. E si të mos të them, kur unë nuk di se ku i kam mijra e mijra bij e bija , ku as varr su bëjë dot, se dora jote gjakatare s’dihet ku i ka degdis, ti na vë epitetin luftënxit…

E cfarë mund të them tjetër Vuçiç kur ty vetëm mbrapsht dhe për keq çervelja të punon
E si të mos të them , kur ti nuk të lëndon, por të dërrmon, të sakaton, si nepërk shpëton dhe më shumë sesa gjarpëri lëkurën ndërronë….

Pamflet nga Fejzo Subashi.
08 Korrik 2022

Share: