Home Gjeo-Ekonomia Tensionet në veri të Kosovës/ “Vendet po mbahen në ngërç”, Bill Clinton...

Tensionet në veri të Kosovës/ “Vendet po mbahen në ngërç”, Bill Clinton për “Financial Times”: Radikalët serbë po paralizojnë përparimin e rajonit

Ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton në një intervistë për “Financial Times” ka folur për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Bill Clinton, i cili ishte president i SHBA-së kur një fushatë bombarduese e NATO-s në Beograd i dha fund luftës, tha se “serbët e linjës së ashpër po paralizojnë përparimin në rajon” dhe kjo po i mban vendet në një ngërç.

“Është keq për demokracinë afatshkurtër dhe jetën e përditshme të qytetarëve. Është duke i mbajtur vendet jo vetëm në një ngërç, por duke i ftuar të gjithë të zhgënjehen gjithnjë e më shumë dhe të bëjnë gjëra vetëshkatërruese”, tha Clinton për ‘Financial Times’.

Nacionalistët serbë po rikthehen në Veri të Kosovës, mes pakënaqësive në rritje me liderët në Prishtinë dhe Beograd, që mund të prishin bisedimet diplomatike dhe rrisin rreziqet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Tensionet u ndezën pas zgjedhjeve të diskutueshme në prill, kur shqiptarët etnikë fituan postet e kryebashkiakut në pjesën me shumicë serbe të Kosovës. Dhuna është pakësuar, por pakënaqësia ka vazhduar të rritet, dhe një marrëveshje për të normalizuar marrëdhëniet mes fqinjëve në konflikt po rezulton ende larg- shkruan ‘Financial Times’.

360grade.al

Share: