Nga Muhamet Kelmendi
Ne kuader te politikes gjeostrategjike te SHBA-ve dhe te NATOS eshte Kosova nje pike e vogel qe nuk ka ndonje pesh ne ndikimet gjeostrategjike.
Me luften ne Ulraine,ka marre Serbia nje pozite shume me te favoreshme, se sa shtetet tjera ne Ballkanin Perendimor.
Ne Serbi shihet nga NATO dhe nga SHBA-te rreziku i nje fronti te ri te luftes ne kete ane.
Serbia ka aftesi dhe kapacitrte te krijoj konflikte luftarake ne Bosnie e Hercegovine, ne Kosove, ne Mali e Zi dhe ne Maqedonine e veriut.
Neper keto shtete, kurdoher, sa ka deshire Serbia, hap front.
Kete pozite e ka kuptuar shteti serb. Po e perdore mire dhe si kercenim ndaj perendimit, perkatesisht SHBA-se, dhe UE-se dhe NATO-se.
Ketu qendron edhe fakti pse Serbia po ledhatohet nga UE dhe nga SHBA-te. Edhe si shtet, pavaresisht masave, nuk po akuzohet nga jashte.
Z.Borel ia paraqiti Kosoves tri kushte:
- Terheqjen e policise nga komunat,
- Largimin e kryetareve te zgjedhur nga komunat dhe
- Caktimin e dates se zgjedhjeve ne veri.
De-fakto eshte ky ripushtim i kater komunave nga shteti serb.
Ky plan u perkrah edhe nga SHBA-te.
Pse?
Duket se faktori nderkombetar do te kenaqi “boten serbe” per te marre me veti shtetin serb!
Sa qendron kjo?
Organizata e Sorrosit e ka paraqitur ne vitin 2016 planin e realizuar ne Beograd nga kjo organizate per ” boten serbe” , duke i futur kater komuna e veriut te Kosoves me “boten serbe”.
Kjo u perpoqe te realizohet me planin Rama-Vucic -Thaci. Mirepo deshtoj.
Tash u vendosen masat nga qeveria Kurti ne kater komunat me qellim qe Prishtina te humbi pushtetin ne keto kater komuna te veriut te Kosoves. Keshtu edhe do te ndodhi.
Shpejte pritet qe KFOR te merre tere pushtetin atje dhe te mbahen zgjedhjiet. Fiton Lista serbe e Aleksander Vucicit. Ketej, organizohet Asociacioni dhe edhe de-jure e humb pushtetin Kosova.
Fakt tjeter eshte edhe ideja qe po qarkullon se ne Serbi eshte nje industri e luftes qe ka filluar nen konttollin e NATO-se te prodhoje arme per Ukrainen.
Nese kjo qendron, kuptohet se pozita e Serbise eshte mjafte domethenese. Kjo del edhe nga qendrimet e UE-se dhe te SHBA-ve.
Ne fakt, agresioni dhe veprimet kriminale ne veri nuk po gjykohen sic duhet. Nuk ka as masa konkrete ndeshkuese ndaj Beogradit.
U shkue nga Bruxeli deri atje, saqe Z. Borel dhe z.Lajqak i quajten disa arrestime ne veri antiligjore.
Faktet flasin se veriu eshte ne rrezik.
Ketej, priten veprime konkrete ne drejtim te ndertimit te “botes serbe”. Koha po punon per kete.
Ne kontekst te “botes serbe” , me 28 qeshor, nuk u shpall autonomia e kater komunave. Pritet shpejt te vije ne zbatim plani i Sorosit, i kapur dhe qe veriu i Kosoves, pas zgjedhjeve, te shpall autonomine e vete politiko-organizative dhe shteterore.
Me ate edhe organet e shtetit.
Ky sihariq i kriminelit te luftes Vucic tashme dihet. Ne kete rruge, – thote krimineli, – “Serbia nuk do te informom askend per asgje (…). Serbet do te ndermarrin cdo gje ne perputhje me Rezoluten 1244 te KS te OKB-se, pa e rrezikuar paqen.
Dhe vazhdon:
” Populli yne eshte nen sulm te ashper nga vrasesit, hajnat dhe mashtruesit. E di mjafte mire se sa te vegjel jemi ne krahasim ne vendet e NATOS-se, por kjo eshte rruga e mbijeteses se popullit tone”.
Keto thenie tregojne se shteti serb e njehe faktorin nderkombetar dhe duket se ka edhe drite te gjelberte per te vepruar ne organizimin e komunave ne veri te Kosoves.
Ketu nuk ka rendesi mashtrimi dhe genjeshtra propagandes nacionalimperialiste serbe. Veprohet, tamam si ne Ukraine nga imperialistet rus.
Te vrasin dhe paraqiten viktime.
Mire eshte qe Kosova te dergon statusin e bashkesise se realizuar me marreveshie ne Bruxel.
Edhe policine kerkohet te nxjerri nga komunat dhe te caktoje zgjedhjet.
Ketu duhet Kosova mos te harron Luginen e Presheves.
Reciprociteti kerkohet te fillon dhe te vehet ne levizje nga shqiptaret ne Lugine. Me ate fiton baze juridike Kosova per te kerkuar reciprocitet me kuader te raporteve Kosove-Serbi.
Ndoshta, terheqja e kufijeve te ri ne Ballkan, eshte rruga me e mire.
Pervec Mitrovices, Trepces dhe Ujmanit, viset tjera ne veri te Kosoves, mund te nderohen (shkembehen) pa ndonje problem me Luginen e Presheves.
Kombit i mbetet bashkimi kombetar Kosove -Shqiperi.