Home KRYESORE Manja firmos projektligjin për amnistinë e të dënuarve

Manja firmos projektligjin për amnistinë e të dënuarve

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka firmosur sot projektligjin për dhënie amnistie.

Në një postim në rrjete sociale ku ka postuar dhe fotot duke firmosur, Manja shkruan: “premtimet nuk harrohen”.

Qëllimi i këtij ligji është të përjashtojë nga vuajtja e dënimit dhe ndjekja penale tërësisht ose pjesërisht, të gjithë personat që plotësojnë kriteret.

Dhënia e amnistisë, sipas këtij ligji, udhëhiqet nga parimi i humanizmit, arritja e qëllimit të dënimit, rrezikshmëria e ulët e personave që amnistohen, edukimi dhe rehabilitimi si dhe mbrojtja e interesit publik.

foto galeri
Share: