Të hënën, i ngarkuari me punë i ambasadës kineze në Shqipëri Wang Dexin vizitoi me festë Bashkinë e Hasit, ku u takua me kryetarin e kësaj bashkie Miftar Dauti. Të dyja palët shkëmbyen thellësisht mendime mbi marrëdhëniet kino-shqiptare, sidomos lidhur me bashkëpunimin ndërmjet pushteteve vendore.
Z. Wang shprehu falënderime për mikpritjen dhe tha se Bashkia e Hasit ka një vendndodhje gjeografike të favorshme, pasuri të shumta natyrore dhe potencial të madh për investime e zhvillim. Aktualisht, Kina po promovon në mënyrë të gjithanshme zhvillimin me cilësi të lartë dhe po përshpejton transformimin e gjelbër të modelit të vet të zhvillimit. Ambasada kineze në Shqipëri dëshiron të inkurajojë ndërmarrjet kineze të vizitojnë Bashkinë e Hasit për të eksploruar mundësitë e bashkëpunimit dypalësh në energjinë e përtëritshme, miniera, bujqësi, turizëm dhe fusha të tjera.
Kryebashkiaku Dauti shpjegoi hollësisht situatën e zhvillimit industrial të Hasit. Ai u shpreh se Bashkia e Hasit i kushton rëndësi zhvillimit të shkëmbimeve e bashkëpunimit me palën kineze, dëshiron të forcojë komunikimin me sektorët e ndërmarrjet kineze dhe mirëpret investitorët e vizitorët kinezë ta vizitojnë Hasin.
Hasi është vendlindja e ish-ambasadorit shqiptar në Kinë Maxhun Peka dhe ka një sipërfaqe prej 400 kilometrash katrorë e popullsi rreth 21 000 banorë. Kjo zonë është e pasur me energji të përtëritshme, si energjia diellore dhe energjia e erës, ka rezerva të mëdha të mineraleve të bakrit, kromit e hekur-nikelit dhe ka burime të pasura të produkteve bujqësore, blegtorale e të peshkimit. (Çang Çuo)/CRI.CN