Home Gjeo-Ekonomia Këshilltari i DASH bisedon me Kurtin dhe Vuçiçin: Dënoj ashpër dhunën kundër...

Këshilltari i DASH bisedon me Kurtin dhe Vuçiçin: Dënoj ashpër dhunën kundër Policisë së Kosovës

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka biseduar me kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.

Zyrtari i lartë amerikan shprehet se dënon dhunën kundër Policisë së Kosovës teksa thotë se palët duhet të kthehen në dialog dhe të zbatojnë zotimet e marrëveshjes së Ohrit.

Bisedova me kryeministrin Albin Kurti për sulmin e tmerrshëm të dielën në Kosovë. Dënova ashpër dhunën kundër Policisë së Kosovës; shpreha ngushëllime për humbjen e rreshterit Afrim Bunjaku. Të dyja palët duhet të kthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe të implementojnë premtimet e (marrëveshjes së) Ohrit”, ka shkruar Chollet.

Pasi ka biseduar edhe me Vuçiç, Chollet ka vënë theksin në rëndësinë e de-përshkallëzimit dhe shmangien e veprimeve që mund të nxisin më tej tensionet.

Bisedova me presidentin Vuçiç për rëndësinë e de-eskalimit të menjëhershëm në veri të Kosovës dhe shmangien e veprimeve që mund të nxisin më tej tensionet. Humbja tragjike e jetës thekson nevojën urgjente për të rivendosur qetësinë dhe për t’u kthyer në Dialogun e lehtësuar nga BE”, ka shkruar më tej ai.

Top Channel

Share: