Home KRYESORE Komuniteti rom në Elbasan do të mësojë gjuhën e nënës në shkollë

Komuniteti rom në Elbasan do të mësojë gjuhën e nënës në shkollë

Për herë të parë nxënësit e komunitetit rom do të kenë mundësi të mësojnë gjuhën e tyre amtare në shkollë.

Në Elbasan rreth 280 nxënës të këtij komuniteti zyrtarisht do të kenë mundësi të mësojnë gjuhën e nënës. Gjuha rome ofrohet në dy shkolla, 9-të vjecare në Elbasan, atë “Abdyl Paralloi” dhe Hamit Mullisi, ku dhe ka shumicë të nxënësve nga ky komunitet.

Raxhi Rakipi ka mbaruar studimet e larta në Universitetin e Elbasanit për gjuhë rome. Ai do të ketë mundësi që këtë vit ta ushtroj detyrën e tij zyrtarisht, pasi më herët këtë gjë e ka bërë vullnetarisht në një nga shkollat e qytetit. Sipas tij kjo risi duhet parë në aspektin pozitiv.

Mësuesi shton se mësimi i gjuhës rome nga mazhoranca duhet parë si një mundësi shkëmbimi kulturash njësoj sikur ndodh me një gjuhë tjetër të huaj.

Nëse komuniteti rom dhe egjyptian e sheh me interes këtë risi, prindërit e mazhorancës janë disi skeptik.

Komuniteti rom dhe egjyptian në Elbasan shpesh ka ngritur zërin për integrimin e tyre në shoqëri,veçanërisht në institucionet arsimore./FaxNews

Share: