Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, denoncoi Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimin të shtunën si mbrojtës të interesave vetjake të një strukture të fuqisë ndërkombëtare në rënie, por ai nuk diskutoi luftën e vendit të tij në Ukrainë në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB- së, raportojnë mediat e huaja.
“SHBA-ja dhe kolektivi i vetë perëndimor, po vazhdojnë të nxisin konflikte me të cilat ndajnë artificialisht njerëzimin në blloqe armiqësore dhe pengojnë arritjen e qëllimeve të përgjithshme. Ata po bëjnë çfarë po munden për të parandaluar formimin e një rendi të vërtetë botëror shumëpolarë. Po mundojnë ta detyrojnë botën të luajë sipas rregullave të tyre egocentrike”, ka thënë Lavrov.
Sa i përket luftës në Ukrainë, ai ka përmbledhë disa ankesa historike që çuan te ndarja e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Ai ka përmendur miliarda dollraë që SHBA-ja dhe aleatët perëndimorë kanë shpenzuar për ta përkrahur Ukrainën.
360grade.al